Kartmonedhat euro ndotin shumë pak - BQE publikon një studim për ndikimin mjedisor të tyre

Nga prodhimi tek riciklimi. Gjatë jetëgjatësisë së tyre, kartëmonedhat euro ndotin pak. Kjo do të thotë, se kanë një rezultat shumë të ulët të gjurmës mjedisore, ekuivalent me ndikimin e një qytetari të zonës së euros duke drejtuar një automjet të kategorisë standarde për 8 kilometra, ose 0.01% të ndikimit total mjedisor të aktivitetit të konsumit vjetor të energjisë nga një qytetar europian.
Sipas studimit të Bankës Qendrore Europiane, ndikimi në aspektin e ndotjes së një kartëmonedhe do të ishte ‘shumë i vogël’, duke marrë parasysh se gjurma mesatare mjedisore e pagesave me cash ishte 101 mikropikë - Pt për qytetar të zonës së euros në 2019-ën.
U zbulua se faktorët kryesorë që kontribuojnë në gjurmën mjedisore të kartëmonedhave euro janë konsumi i energjisë i makinerive automatike të arkëtimit, ATM-të dhe transporti, ndjekur nga faktorë të tjerë si prodhimi i letrës dhe verifikimi i kartëmonedhave në dyqane. BQE thekson se jetëgjatësia e kartëmonedhave dhe fakti që ato përdoren për shumë pagesa do të thotë se ndikimi i prodhimit të kartëmonedhave “është më i ulët se ai i transportit dhe shpërndarjes”.
Studimi thekson se eurosistemi është i përkushtuar që t'i bëjë kartëmonedhat euro sa më miqësore me mjedisin, duke siguruar disponueshmërinë dhe pranimin e gjerë të parave të gatshme. Ndërhyrja e BQE-së për çështjen e ndotjes së prodhuar nga kartëmonedhat do të jetë edhe më e mprehtë në të ardhmen dhe veçanërisht në muajt në vijim. Megjithatë, kërkime dhe studime të gjera janë duke u zhvilluar për t'i bërë kartëmonedhat e ardhshme euro edhe më miqësore me mjedisin në të gjitha fazat e ciklit të tyre të jetës.
Për shembull, BQE po eksploron metoda alternative të asgjësimit të mbetjeve të kartëmonedhave, të tilla si riciklimi dhe ripërdorimi i materialeve të mbeturinave, dhe përmirësime të mundshme të materialeve dhe përbërësve të përdorur në procesin e printimit. Këto veprime janë gjithashtu pjesë e angazhimit më të gjerë të Bankës Qendrore për të trajtuar ndryshimet klimatike brenda mandatit të saj dhe për të reduktuar gjurmën e saj mjedisore në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit dhe objektivat e neutralitetit klimatik të Bashkimit Europian.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Binance ndalon përdorimin e rublës - Vendimi hyn në fuqi më 31 janar 2024
Njerëzit që ende duan të tregtojnë kriptovaluta duke përdorur rubla ruse do të duhet të kalojnë në platformën Comm EX, e cila në shtator bleu të gjithë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore me monedhën vendase?
Dollari amerikan edhe pse është forcuar disi ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.9 lekë dhe duke u shitur me 94.9 lekë në raport me je sipas......

Mijëra njerëz pritet të protestojnë ndaj masave shtrënguese të BE-së në Bruksel!
Mijëra protestues pritet të mblidhen në Bruksel të martën për të protestuar ndaj asaj që ata i perceptojnë si masa të reja shtrënguese, ndërsa 27 vendet e......

Bankat qendrore në qendër të vëmendjes: Pse kjo javë është vendimtare për tregjet botërore?!
Vendimet e politikës monetare nga disa prej bankave qendrore më të mëdha në botë do të jenë në qendër të vëmendjes këtë javë, në sfondin e spekulimeve globale......

Çfarë është ‘Air Schengen’ që përfshin Rumaninë dhe Bullgarinë?!
Ideja, e njohur në gjuhën e folur si "Air Schengen", do të përbënte anëtarësim të pjesshëm në zonën pa pasaporta, e cila aktualisht përfshin 27 vende, duke......

Bitcoin, në rënie me mbi 4% - Investitorët shprehen se korrektimi mund ta rrëzojnë në 39,700 USD
Tregu i kriptomonedhave ka rënë ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka zbritur pranë 42,000 dollarëve. Analistët shprehen se, tregu po përballet me një......

Ari zbret drejt 2,000 dollarëve - Brenda një jave bie me rreth 130 USD, fokusi te bankat qendrore
Ari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm dhe i është afruar më shumë nivelit të 2,000 dollarëve, me investitorët që po presin takimin e Rezervës Federale,......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 75 USD - SHBA rrit kërkesën, pasi po mbush rezervat strategjike
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje e ka gjetur nga përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të mbushur rezervat......