Binance ndalon përdorimin e rublës - Vendimi hyn në fuqi më 31 janar 2024

Njerëzit që ende duan të tregtojnë kriptovaluta duke përdorur rubla ruse do të duhet të kalojnë në platformën Comm EX, e cila në shtator bleu të gjithë biznesin e Binance në Federatën Ruse. Klientët e platformës së shkëmbimit të kriptove Binance mund të tërheqin fondet e tyre në rubla deri në ditën e fundit të janarit 2024.
Në fakt platforma më e madhe në botë e shkëmbimit të kriptomonedhave, Binance, tha se nuk do të mbështesë më tregtimin me rublën ruse duke filluar nga janari, pasi kompania vazhdon të tërhiqet gradualisht nga Rusia.
Binance tha se përdoruesit mund të zgjedhin të tërheqin rublat e tyre nëpërmjet partnerëve të tij fiat, t'i konvertojnë ato në kriptomonedhë ose t'i tregtojnë në tregun e Binance Sport përpara afatit të 31 janarit.
Binance kishte paralajmëruar më parë se do të ndërpriste tërheqjet e rublave në janar. Kur njoftoi daljen e saj në shtator, Binance tha se i shiti operacionet e saj me bazë në Rusi një burse të sapokrijuar të quajtur CommEX për një shumë të pazbuluar.
Binance siguroi klientët e saj rusë se asetet e tyre ishin "të mbrojtura në mënyrë të sigurt" pasi parashikonte një tranzicion që do të zgjaste deri në një vit nga shpallja. Qytetarët rusë janë kthyer gjithnjë e më shumë në përdorimin e shkëmbimeve të kriptove pasi sanksionet perëndimore ndërprenë bankat ruse nga rrjetet globale të pagesave.
Binance filloi të vendoste kufizime graduale ndaj përdoruesve me bazë në Rusi, pas raportimeve të mediave në lidhje me një hetim të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së për shkeljen e mundshme të sanksioneve të kompanisë kundër Moskës.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Sa këmbehen sot valutat kryesore me monedhën vendase?
Dollari amerikan edhe pse është forcuar disi ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.9 lekë dhe duke u shitur me 94.9 lekë në raport me je sipas......

Mijëra njerëz pritet të protestojnë ndaj masave shtrënguese të BE-së në Bruksel!
Mijëra protestues pritet të mblidhen në Bruksel të martën për të protestuar ndaj asaj që ata i perceptojnë si masa të reja shtrënguese, ndërsa 27 vendet e......

Bankat qendrore në qendër të vëmendjes: Pse kjo javë është vendimtare për tregjet botërore?!
Vendimet e politikës monetare nga disa prej bankave qendrore më të mëdha në botë do të jenë në qendër të vëmendjes këtë javë, në sfondin e spekulimeve globale......

Çfarë është ‘Air Schengen’ që përfshin Rumaninë dhe Bullgarinë?!
Ideja, e njohur në gjuhën e folur si "Air Schengen", do të përbënte anëtarësim të pjesshëm në zonën pa pasaporta, e cila aktualisht përfshin 27 vende, duke......

Bitcoin, në rënie me mbi 4% - Investitorët shprehen se korrektimi mund ta rrëzojnë në 39,700 USD
Tregu i kriptomonedhave ka rënë ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka zbritur pranë 42,000 dollarëve. Analistët shprehen se, tregu po përballet me një......

Ari zbret drejt 2,000 dollarëve - Brenda një jave bie me rreth 130 USD, fokusi te bankat qendrore
Ari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm dhe i është afruar më shumë nivelit të 2,000 dollarëve, me investitorët që po presin takimin e Rezervës Federale,......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 75 USD - SHBA rrit kërkesën, pasi po mbush rezervat strategjike
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje e ka gjetur nga përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të mbushur rezervat......

Sesion i qetë për tregun e monedhave - FED dhe BQE mund të fillojnë uljen e interesave në mars 2024
Tregu i monedhave e ka nisur në qëndrueshmëri këtë javë, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe takimet e bankave qendrore më të......