Bota Postuar më 11 Dhjetor 2023, 19:51

Bitcoin, në rënie me mbi 4% - Investitorët shprehen se korrektimi mund ta rrëzojnë në 39,700 USD

Nga SCAN TV
Bitcoin, në rënie me mbi 4% - Investitorët shprehen se korrektimi

Tregu i kriptomonedhave ka rënë ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka zbritur pranë 42,000 dollarëve. Analistët shprehen se, tregu po përballet me një korrektim të gjerë, edhe për faktin se punësimi në SHBA rezultoi më mirë se parashikimet e analistëve, duke bërë që tregjet të ndryshojnë pritshmëritë në lidhje me politikat monetare të Rezervës Federale. Tregu i fortë i punës i lejon Rezervës Federale më shumë hapësira për t’i mbajtur normat e interesit të larta për një kohë më të gjatë.

Të dhënat e Coinglass tregojnë se ka pasur mbi 335 milionë dollarë likuidime gjatë 12 orëve të fundit, me 300 milionë dollarë në pozicione afatgjata. Madje, analistët mendojnë se rënia e bitcoin nuk do të përfundojë këtu, pasi tregu mund të njohë një korrigjim deri në 39,700 dollarë. Investitorët në tregun e kriptomonedhave do të jetë në fokusuar te takimi i Rezervës Federale, gjatë kësaj jave, ndërsa janë në pritje edhe të lajmeve nga rregullatorët amerikanë për miratimin e ETF-ve.

Çmimi i bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë dhe barometri kryesor i tregut, është më shumë se dyfishuar këtë vit, duke arritur nivelin më të lartë të 20 muajve të fundit prej 44,000 dollarë, javën e kaluar.

Tregu është nxitur nga pritshmëritë se ftohja e inflacionit do t'i lejojë bankat qendrore të heqin dorë nga rritja e mëtejshme e normave të interesit dhe të fillojnë të lehtësojnë politikën monetare vitin e ardhshëm, duke i bërë asetet me risk më tërheqëse për investitorët. Edhe optimizmi se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA do të miratohet Fondet e Tregtuara në Shkëmbim (ETF) në bitcoin dhe përgjysmimi i gjenerimit në prill të vitit 2024, do të vijojnë të mbështesin tregun.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat