Bursat, në pritje të bankave qendrore - BQE, FED dhe Banka e Anglisë mblidhen këtë javë

Bursat europiane po karakterizohen nga qetësia në sesionin e parë të kësaj jave, pasi investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha të botës. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie të lehtë me 0.1%, ndërsa sektori financiar kryeson fitimet, në rritje me 0.5%.
Në anën tjetër, sektori minerar vijon tendencën në rënie dhe sot ka humbur mbi 1% të vlerës. Bursat europiane e mbyllën javën e kaluar në rritje, pasi të dhënat mbi punësimin në SHBA treguan një rënie surprizë të nivelit të papunësisë gjatë nëntorit.
Përtej Atlantikut, indeksi S&P 500 shënoi një nivel të ri për vitin 2023, pasi të dhënat e anketës së konsumatorëve të Universitetit të Miçiganit sinjalizuan një aktivitet ekonomik elastik dhe ftohje të inflacionit. Në anën tjetër, tregjet në Azi-Paqësor ndryshuan ndjeshëm, me aksionet kineze që ranë pasi të dhënat treguan presione të vazhdueshme deflacioniste në ekonominë e dytë më të madhe në botë, të nxitur nga kërkesa e brendshme e dobët.
Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme, në lidhje me politikat monetare, pasi Banka Qendrore Europiane, Rezerva Federale dhe Banka e Anglisë zhvillojnë takimet e tyre periodike. Analistët parashikojnë se të treja bankat do t’i mbajnë normat e interesit të pandryshuara, por mund të sinjalizojnë se kur mund të vijë ulja e parë e tyre.
Tregjet presin gjerësisht se BQE dhe Rezerva Federale mund të ndërmarrin uljen e parë në takimin e marsit të vitit 2024, për shkak se inflacioni në Eurozonë dhe në SHBA ka rënë ndjeshëm në muajt e fundit.
SCAN
Sondazh

Rekord transaksionesh, 3.2 mld euro u transferuan përmes AIPS - Më shumë se 200 mijë pagesa bankare për periudhën janar-tetor 2023
Transaksionet bankare në euro përmes sistemit AIPS kanë shënuar një rekord të ri gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, nga janari......

Shqipëria mbetet pas me teknologjinë - Vetëm 20.1% e ndërmarrjeve përdorën shërbimet Cloud, në BE rreth 41%
Shqipëria është ndër vendet me normën më të ulët në Europë sa i përket ndërmarrjeve të cilat kanë blerë shërbime kompjuterike në vitin 2021, sipas të dhënave......

Ligji i pronave në Gjykatën Kushtetuese - Komuniteti Mysliman paralajmëron: Në Strasburg nëse nuk merren në konsideratë kërkesat
Më pak se 30 përqind e pronave të Komunitetit Mysliman janë kthyer apo kompensuar ndër vite, ndërsa nga ndryshimet e bëra në ligjin “Për trajtimin e pronave......

Sa biznese kanë aplikuar për ekskluzivitetin e emrit? - Analiza e shifrave/ Rritje e ndërgjegjësimit gjatë dekadës së fundit
Mbi 10 mijë biznese kanë bërë aplikime kombëtare për mbrojtjen e markës së subjektit që kanë në pronësi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë......

Denaj nga Konispoli: Përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe energjetike do rrisë prodhimin bujqësor!
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një vizite në Konispol, u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe të......

Jo mbi 10 mijë euro në kufi - Doganat, kontrolle me scaner e qen. Gazheli: Janë kapur 84 raste
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur një fushatë ndërgjgjësimi për deklarimin e shumave mbi 10 mijë euro në pikat e kalimit kufitar. Në çelje të......

A do t'i besonit financat tuaja një roboti?
Edhe para zhvillimit të AI, detyrat njerëzore po bëheshin gjithnjë e më të automatizuara. Kthejeni orën 50 vjet pas dhe nëse do të ishit në një bankë, një......

OKB shënon 75 vjetorin e shpalljes së të drejtave të njeriut në hijen e konfliktit Izrael-Hamas!
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut u bëri thirrje vendeve të hënën të punojnë së bashku për të mposhtur kërcënimet si lufta dhe ndotja në një ngjarje për......