Sa biznese kanë aplikuar për ekskluzivitetin e emrit? - Analiza e shifrave/ Rritje e ndërgjegjësimit gjatë dekadës së fundit

Mbi 10 mijë biznese kanë bërë aplikime kombëtare për mbrojtjen e markës së subjektit që kanë në pronësi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, me qëllim që të mos lejojnë imitime dhe abuzime në kurriz të investimit që kanë bërë.
Të dhënat nga ky institucion, tregojnë se nga viti 2015 dhe në vijim ka një rritje të ndjeshme të interesit dhe ndërgjegjësimit të bizneseve për të garantuar emrin e tyre në një treg ku rëndom ndodh që tregtohen produkte false me emra të markave të ndryshme, në dëm edhe të konsumatorëve shqiptarë.
Ndërsa aplikimet ndërkombëtare për regjistrim marke kanë një shifër edhe më të lartë, të cilat nga viti 2015 dhe në vijim, kalojnë 20 mijë. Nga ana tjetër, mesatarja e regjistrimit të markave referuar aplikimeve në 4 vitet e fundit arrin në rreth 1 mijë për çdo vit.
Së fundmi, Drejtoria e Përgjithshme të Pronësisë Industriale ka hartuar dhe hedhur për konsultim një projektligj të dedikuar vetëm për markat tregtare, duke synuar të përcaktojë rregulla më të qarta për regjistrimin e një marke, refuzimin për regjistrim dhe mbrojtjen e saj, duke e përafruar atë me legjislacionin e BE.
Projektligji parashikon të drejtën e pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë si dhe mund të kërkojnë shpërblim dëmi përmes ngritjes së padisë.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Denaj nga Konispoli: Përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe energjetike do rrisë prodhimin bujqësor!
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një vizite në Konispol, u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe të......

Jo mbi 10 mijë euro në kufi - Doganat, kontrolle me scaner e qen. Gazheli: Janë kapur 84 raste
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur një fushatë ndërgjgjësimi për deklarimin e shumave mbi 10 mijë euro në pikat e kalimit kufitar. Në çelje të......

A do t'i besonit financat tuaja një roboti?
Edhe para zhvillimit të AI, detyrat njerëzore po bëheshin gjithnjë e më të automatizuara. Kthejeni orën 50 vjet pas dhe nëse do të ishit në një bankë, një......

OKB shënon 75 vjetorin e shpalljes së të drejtave të njeriut në hijen e konfliktit Izrael-Hamas!
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut u bëri thirrje vendeve të hënën të punojnë së bashku për të mposhtur kërcënimet si lufta dhe ndotja në një ngjarje për......

Franca, Gjermania dhe Italia mbështesin skemën e sanksioneve të BE-së që synojnë Hamasin!
Franca, Gjermania dhe Italia i kërkuan Bashkimit Europian të krijojë një skemë të veçantë sanksionesh për të synuar Hamasin ndërsa ministrat e jashtëm të BE-së......

Tregu i kriptove mbikëqyr normat e interesit dhe ecurinë e bitcoin për ‘bastet’ e vitit 2024!
Pas përfundimit të vitit 2023 në një nivel të lartë, investitorët e kriptove do të shikojnë normat e interesit të bankës qendrore dhe vendimin rregullator të......

Australia planifikon të përgjysmojë pranimin e emigrantëve dhe të shtrëngojë rregullat e vizave studentore!
Australia tha të hënën se do të shtrëngojë rregullat e vizave për studentët ndërkombëtarë dhe punëtorët me kualifikim të ulët që mund të përgjysmojnë marrjen e......

Rusët të cilëve u është ndaluar udhëtimi duhet të dorëzojnë pasaportat brenda 5 ditëve!
Rusët të cilëve u është ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit do të duhet të dorëzojnë pasaportat e tyre tek autoritetet brenda pesë ditëve pasi të njoftohen,......