Rusët të cilëve u është ndaluar udhëtimi duhet të dorëzojnë pasaportat brenda 5 ditëve!

Rusët të cilëve u është ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit do të duhet të dorëzojnë pasaportat e tyre tek autoritetet brenda pesë ditëve pasi të njoftohen, sipas një dekreti qeveritar që hyn në fuqi të hënën.
Sipas ligjit rus, autoritetet mund të vendosin një ndalim udhëtimi për rekrutët, punonjësit e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), të dënuarit ose njerëzit që kanë akses në sekretet shtetërore ose "informacione të rëndësisë së veçantë", ndër të tjera.
Pasaporta e kthyer do të ruhet nga autoritetet që e kanë lëshuar, si ministria e brendshme ose autoritetet e ministrisë së jashtme.
Pas heqjes së ndalimit të udhëtimit, pasaporta mund të kthehet me plotësimin e një aplikimi, sipas dekretit të qeverisë.
Ata, e drejta e të cilëve për të udhëtuar u kufizua përkohësisht në bazë të rekrutimit për shërbimin ushtarak ose civil alternativ, do të duhet të sigurojnë gjithashtu një letërnjoftim ushtarak me një dëshmi se kanë kryer shërbimin, thuhet në rezolutë.
Në mars, Financial Times raportoi, duke cituar burime të paidentifikuara pranë çështjes, se shërbimet ruse të sigurisë po konfiskonin pasaportat e zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve të kompanive shtetërore për të parandaluar udhëtimet jashtë shtetit.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shqipëria, destinacion jo vetëm për plazh - 547 mijë turistë e vizituan vendin në nëntor
Edhe pse ka përfunduar sezoni veror, Shqipëria ende vijon të mbetet një vend i vizituar nga të huajt. Në muajin nëntor, janë 547 mijë turistë që e kanë......

Gjithçka për faj të bullgarëve! - Maqedonia e Veriut nuk e përballon dot gazin rus
Në tenderin e ‘Elektrana Maqedonia e Veriut’ - ESM për blerjen e gazit për muajin dhjetor, thuhej se kërkohet që gazi natyror i ofruar të mos jetë nga Rusia.......

Mungesë e fuqisë punëtore në fabrikat e Kinës - Problemi është më i mprehtë në industrinë në rritje të automjeteve elektrike
Kina po ndjek fatin e ekonomive të tjera të zhvilluara teksa kërkon punëtorë të kualifikuar, kryesisht inxhinierë dhe elektricistë të aftë, që do të zhyten në......

Thatësira në kanalin e Panamasë bllokon anijet - Pasoja në zinxhirin e furnizimit dhe çmimet e produkteve
Thatësira ka ulur nivelet e ujit në rrugën jetike të transportit midis Oqeanit Atlantik dhe Paqësor në nivelin më të ulët që nga mesi i viteve 1900, duke......

Huatë me probleme, në nivelet e fillimvitit - Për muajin tetor ishin në nivelin prej 5,12%
Treguesi i huave me probleme, një ndër më të rëndësishmit e shëndetit financiar bankar, ka regjistruar një tjetër rënie gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave......

Eurozona po shkon drejt recesionit - Gjermania mbetet “nyja” më e dobët e “zinxhirit”
Eurozona nuk do të jetë në gjendje t'i shpëtojë recesionit të saj të parë pas pandemisë, me ekonominë e saj që tkurret për të dytin tremujor radhazi në tre......

Koha e duhur për të blerë banka - Por, jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Kush do të dëshironte të zotëronte aksione në një bankë? Rritja e normave të interesit duhej të ishte një bekim, duke rritur të ardhurat që mund të fitohen nga......

“Kolonializmi” i gjelbër në Afrikë - Emetimet e perëndimit dhe pasojat në jugun e varfër
Tregtimi i karbonit – një mjet i vlefshëm për trajtimin e ndryshimeve klimatike për disa, i diskutueshëm për të tjerët – hap rrugën për shfrytëzimin e Afrikës,......