Thatësira në kanalin e Panamasë bllokon anijet - Pasoja në zinxhirin e furnizimit dhe çmimet e produkteve

Thatësira ka ulur nivelet e ujit në rrugën jetike të transportit midis Oqeanit Atlantik dhe Paqësor në nivelin më të ulët që nga mesi i viteve 1900, duke shkaktuar vonesa të gjata për kalimin e anijeve.
Mijëra produkte, nga telefonat celularë te veshjet, televizorët dhe dekorimet e Krishtlindjeve, rrezikohen të mbeten të paprekura këtë sezon festash pasi një thatësirë historike në Kanalin e Panamasë po krijon vonesa të mëdha në transport.
Dhjetra anije me kontejnerë po përjetojnë vonesa prej disa javësh, ndërsa mbipopullimi në kanal mund të ketë një ndikim më të gjerë në zinxhirin global të furnizimit. Kostot në çmimet e ushqimit dhe energjisë gjithashtu mund të rriten, sepse drithërat dhe karburantet janë ndër furnizimet e tjera të rëndësishme që lëvizin përmes Panamasë.
Në vend të tetë deri në dhjetë orë që kërkohen normalisht për kalimin, anijet tani presin në radhë mesatarisht një deri në dy javë. Disa kompani madje kanë paguar deri në 4 milionë dollarë për të lëvizur dhe anashkaluar kohën e pritjes.
Koha mesatare e pritjes është rritur nga 4.3 ditë më 7 nëntor në 11.7 këtë muaj, zbuluan të dhënat e Autoritetit të Kanalit të Panamasë. Ekspertët paralajmërojnë se itenerari po bëhet më i shtrenjtë dhe kërkimi i rrugëve alternative do të rrisë kostot dhe ndoshta gjithashtu do të ulë çmimet në fund, pasi anijet detyrohen të bëjnë devijime të mëdha, disa madje deri në një muaj, përmes Kanalit të Suezit në Egjipt.
Në vitin 2022 mbi 14.000 anije kaluan kanalin në total. Por me sasinë e ujit të kufizuar në mënyrë dramatike, vetëm 24 anije në ditë kalonin kanalin që nga 7 nëntori.
Nga muaji shkurt, për shkak të thatësirës, numri i anijeve që do të kalojnë çdo ditë do të reduktohet më tej në 18 në ditë. Sezoni i thatë i Panamasë erdhi në fillim të këtij viti, me parashikimet që sugjerojnë se nuk ka reshje të konsiderueshme në javët e ardhshme. Një mrekulli inxhinierike e inauguruar në vitin 1914, Kanali i Panamasë është një kanal 82 kilometra i gjatë i krijuar nga njeriu që lidh Oqeanin Atlantik dhe Paqësor.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Huatë me probleme, në nivelet e fillimvitit - Për muajin tetor ishin në nivelin prej 5,12%
Treguesi i huave me probleme, një ndër më të rëndësishmit e shëndetit financiar bankar, ka regjistruar një tjetër rënie gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave......

Eurozona po shkon drejt recesionit - Gjermania mbetet “nyja” më e dobët e “zinxhirit”
Eurozona nuk do të jetë në gjendje t'i shpëtojë recesionit të saj të parë pas pandemisë, me ekonominë e saj që tkurret për të dytin tremujor radhazi në tre......

Koha e duhur për të blerë banka - Por, jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Kush do të dëshironte të zotëronte aksione në një bankë? Rritja e normave të interesit duhej të ishte një bekim, duke rritur të ardhurat që mund të fitohen nga......

“Kolonializmi” i gjelbër në Afrikë - Emetimet e perëndimit dhe pasojat në jugun e varfër
Tregtimi i karbonit – një mjet i vlefshëm për trajtimin e ndryshimeve klimatike për disa, i diskutueshëm për të tjerët – hap rrugën për shfrytëzimin e Afrikës,......

Kostoja në rritje e jetesës në Kanada po nxit emigracionin!
Ëndrra për të emigruar dhe jetuar në Kanada po kthehet në një betejë për mbijetesë për shumë emigrantë për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe mungesës së......

Alarm mbi-turizmi në Spanjë – Madridi drejt mbylljes së rrugëve për shkak të mbipopullimit të festave!
Rritja njëvjeçare e turizmit në Spanjë përfundon me aktivizimin e një mase të nivelit të zi nga Madridi për fluksin e vizitorëve në qytet gjatë sezonit......

Mania për armët turke - Më të shiturat dhe më të kërkuarat
Industria e mbrojtjes dhe e hapësirës ajrore të Turqisë tejkaloi rekordin e mëparshëm vjetor të eksportit. Dërgesat u rritën me më shumë se një të tretën nga......

Scholz ka besim se kriza buxhetore e Gjermanisë mund të kapërcehet!
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të shtunën se ishte i bindur se bisedimet e ashpra me partnerët e koalicionit për të rregulluar buxhetin e vendit pas një......