Huatë me probleme, në nivelet e fillimvitit - Për muajin tetor ishin në nivelin prej 5,12%
Treguesi i huave me probleme, një ndër më të rëndësishmit e shëndetit financiar bankar, ka regjistruar një tjetër rënie gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma e huave me probleme ndaj totalit ka zbritur në 5.12%, nga 5.24% që ishte gjatë muajit shtator. Treguesi vijon të mbetet pranë niveleve minimale të këtij viti ku rekordin e arriti në janar me 5,1%, por pak mbi nivelin e arritur në dhjetor të vitit 2022, pranë 5%, që ishte edhe niveli më i ulët i këtij treguesi që prej vitit 2008.
Viti 2023 nisi me rritje të treguesit dhe luhatje të hërë pas hershme, por duke mos rrezikuar asnjëherë kapërcime domëthënëse. Kriza e çmimeve, e bashkuar tashmë me krizën e zhvlerësimit të euros, sidomos për bizneset përbën një kërcënim serioz për likuiditetin e huamarrësve, qofshin familjarë, qofshin biznese. Por, mesa tregojnë shifrat, aftësia paguese e tyre nuk është kërcënuar nga këto zhvillime.
Nga ana tjetër, ritmi i kreditimit, si për sektorin privat, ashtu edhe për individët po vazhdon, duke treguar se sektori bankar është mjaftueshëm i shëndetshëm për të shërbyer si një shtyllë e rëndësishme për ekonominë e vendit.
Ndërkohë, rritja e normës bazë të interesit për lekun në 3,25% rreth një muaj më parë, është një sinjal i rëndësishëm në këtë drejtim. Ky tregues I shtohet pritshmërive të bankave tregtare për tremujorin e fundit të vitit, të cilat presin që kushtet e ofertës për kredi të mos ndryshojnë për bizneset, por të shtrëngohen për individët. Të dy këta faktorë mund të sjellin vështirësi në pagesa për huamarrësit, duke ndikuar direkt në rritjen e kredive me probleme për muajt në vijim.
Huatë me probleme nisën një trajektore të rrezikshme rritje pas krizës financiare globale që goditi Botën dhe Europën në veçanti, për të kulmuar në 25% të totalit të kredive në vitin 2015 në vendin tonë, duke u kthyer në një kërcënim për sektorin bankar dhe ekonominë në tërësi, si dhe duke e vendosur Shqipërinë të parën në rajon në këtë drejtim.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Eurozona po shkon drejt recesionit - Gjermania mbetet “nyja” më e dobët e “zinxhirit”
Eurozona nuk do të jetë në gjendje t'i shpëtojë recesionit të saj të parë pas pandemisë, me ekonominë e saj që tkurret për të dytin tremujor radhazi në tre......

Koha e duhur për të blerë banka - Por, jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Kush do të dëshironte të zotëronte aksione në një bankë? Rritja e normave të interesit duhej të ishte një bekim, duke rritur të ardhurat që mund të fitohen nga......

“Kolonializmi” i gjelbër në Afrikë - Emetimet e perëndimit dhe pasojat në jugun e varfër
Tregtimi i karbonit – një mjet i vlefshëm për trajtimin e ndryshimeve klimatike për disa, i diskutueshëm për të tjerët – hap rrugën për shfrytëzimin e Afrikës,......

Kostoja në rritje e jetesës në Kanada po nxit emigracionin!
Ëndrra për të emigruar dhe jetuar në Kanada po kthehet në një betejë për mbijetesë për shumë emigrantë për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe mungesës së......

Alarm mbi-turizmi në Spanjë – Madridi drejt mbylljes së rrugëve për shkak të mbipopullimit të festave!
Rritja njëvjeçare e turizmit në Spanjë përfundon me aktivizimin e një mase të nivelit të zi nga Madridi për fluksin e vizitorëve në qytet gjatë sezonit......

Mania për armët turke - Më të shiturat dhe më të kërkuarat
Industria e mbrojtjes dhe e hapësirës ajrore të Turqisë tejkaloi rekordin e mëparshëm vjetor të eksportit. Dërgesat u rritën me më shumë se një të tretën nga......

Scholz ka besim se kriza buxhetore e Gjermanisë mund të kapërcehet!
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të shtunën se ishte i bindur se bisedimet e ashpra me partnerët e koalicionit për të rregulluar buxhetin e vendit pas një......

Cilit shtet i pagoi Britania 240 milionë paund për planin e kontestuar të zhvendosjes së emigrantëve?!
Britania i pagoi Ruandës 100 milionë paund shtesë (126 milionë dollarë) në prill, mbi 140 milionë paund që dërgoi më parë, pasi fatura për planin e saj të......