Shqipëria Postuar më 11 Dhjetor 2023, 13:13

Jo mbi 10 mijë euro në kufi - Doganat, kontrolle me scaner e qen. Gazheli: Janë kapur 84 raste

Nga SCAN TV
Jo mbi 10 mijë euro në kufi - Doganat, kontrolle me scaner e qen.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur një fushatë ndërgjgjësimi për deklarimin e shumave mbi 10 mijë euro në pikat e kalimit kufitar.

Në çelje të nismës, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, tha se Insitucioni ka shtuar kapacitetet teknike, si dhe ka përmirësuar legjislacionin në këtë kuadër, duke e përafruar me atë të BE.

Ai tha se deri tani janë kapur 84 raste përpjekjesh për të kaluar nëpër pikat doganore shuma të konsiderueshme parash.

Kontrollet për fshehjen e shumave të parave tashmë bëhen nga scaner të specializuar, por edhe nga qen të stërvitur, të cilët përveç lëndëve narkotikëve dhe eksplozivëve janë në gjendje të zbulojnë edhe paratë e fshehura.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll
Bota 11 Dhjetor

A do t'i besonit financat tuaja një roboti?

Edhe para zhvillimit të AI, detyrat njerëzore po bëheshin gjithnjë e më të automatizuara. Kthejeni orën 50 vjet pas dhe nëse do të ishit në një bankë, një......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat