Denaj nga Konispoli: Përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe energjetike do rrisë prodhimin bujqësor!

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një vizite në Konispol, u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe të energjisë elektrike në zonën jugore të vendit është një premtim në zbatim që do të kontribuojë në rritjen cilësinë dhe prodhimin e produkteve bujqësore, agrumeve dhe të mirëqenies në këtë zonë.
Denaj shoqërohej nga Zv.ministri i MBZHR, Dhimitër Kote dhe kryetari I Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule ku gjatë takimeve me fermerë të shumtë të zonës dhe grumbullues të agrumeve, ajo vlerësoi se rritja e cilësisë së prodhimeve dhe certifikimi I tyre është mjaft I rëndësishëm për të kapur tregjet elitare ndërkombëtare.
Denaj theksoi si shumë të rëndësishme Marrëveshjen me BB, e cila pritet të miratohet këtë jave, dhe do të jetë një shtyllë e fortë dhe për gjithë infrastrukturën e zonës.
“Për pjesën e bujqësisë kemi lajmin e dytë të mirë që nga projekti me Bankën Botërore, ju e dini që e gjithë ky sistem që ju përfitoni sot me zero kosto, falë një investimi të parë të qeverisë, tani ne kemi hapin e dytë që ta çojmë gjithë këtë investim të sistemit të ujitjes pa kosto deri në fusha” tha ajo.
Ndërkaq Dule, u shpreh se shpërndarja e ujit për vaditje tani nga ai nivel që jemi drejtë fushës dhe parcelave, që do jetë një sistem nën presion, me saraçineskë, do të jetë shembull për bujqësinë shqiptare.
“Por përveçse ujitjes një lajm i mirë për zonën është edhe zgjidhja përfundimisht e problemit të mbartur tashmë prej vitesh për çështjen e energjisë elektrike. Zona jonë prodhon ekonomi tashmë dhe nuk është konsumatore e thjeshtë familjare, ndaj dhe qeveria ka vendosur që t’a zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike duke ndërtuar një nënstacion elektrik, pikërisht në zonën tonë. Do shërbejë si unazë energjitike edhe për pjesën e Ksamilit, që është me linjën e vjetër dhe kjo do t’i jape zgjidhje përgjithmonë edhe këtij problem që ne na shqetëson. Projekti është dorëzuar në datën 20 nëntor, inxhinierët e OST-së dhe OSHEE-së kanë qenë në zonë. Tjetër investim që do të bëhet nga OSHE-ja janë zonë janë edhe linjat e brendshme të fshatrave Mursi, Xarrë dhe Konispol”, tha ai.
Sipas njoftimit për media marrëveshja e BB, një financimin, në shumën 64,6 milionë euro, do të shkojë për projektin “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimit të bujqësisë” dhe ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë klimatike të zinxhirëve prioritarë agroushqimorë, të vlerës nëpërmjet ndërhyrjeve në promovimin e bujqësisë inteligjente klimatike dhe aksesit në tregje, rritjen e përputhshmërisë me standardet e sigurisë e të cilësisë së ushqimit dhe forcimin e kapaciteteve të analizave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Bazuar në informacionin për media kjo është në përputhje dhe në zbatim të programit politik të qeverisë shqiptare për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore, ndërkohë që është në koherencë me vizionin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Europian (SKZHIE) 2022–2030 në fushat e fokusit të integrimit evropian, rritjes dhe konkurrencës, përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe qëndrueshmërisë ndaj klimës.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Jo mbi 10 mijë euro në kufi - Doganat, kontrolle me scaner e qen. Gazheli: Janë kapur 84 raste
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur një fushatë ndërgjgjësimi për deklarimin e shumave mbi 10 mijë euro në pikat e kalimit kufitar. Në çelje të......

A do t'i besonit financat tuaja një roboti?
Edhe para zhvillimit të AI, detyrat njerëzore po bëheshin gjithnjë e më të automatizuara. Kthejeni orën 50 vjet pas dhe nëse do të ishit në një bankë, një......

OKB shënon 75 vjetorin e shpalljes së të drejtave të njeriut në hijen e konfliktit Izrael-Hamas!
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut u bëri thirrje vendeve të hënën të punojnë së bashku për të mposhtur kërcënimet si lufta dhe ndotja në një ngjarje për......

Franca, Gjermania dhe Italia mbështesin skemën e sanksioneve të BE-së që synojnë Hamasin!
Franca, Gjermania dhe Italia i kërkuan Bashkimit Europian të krijojë një skemë të veçantë sanksionesh për të synuar Hamasin ndërsa ministrat e jashtëm të BE-së......

Tregu i kriptove mbikëqyr normat e interesit dhe ecurinë e bitcoin për ‘bastet’ e vitit 2024!
Pas përfundimit të vitit 2023 në një nivel të lartë, investitorët e kriptove do të shikojnë normat e interesit të bankës qendrore dhe vendimin rregullator të......

Australia planifikon të përgjysmojë pranimin e emigrantëve dhe të shtrëngojë rregullat e vizave studentore!
Australia tha të hënën se do të shtrëngojë rregullat e vizave për studentët ndërkombëtarë dhe punëtorët me kualifikim të ulët që mund të përgjysmojnë marrjen e......

Rusët të cilëve u është ndaluar udhëtimi duhet të dorëzojnë pasaportat brenda 5 ditëve!
Rusët të cilëve u është ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit do të duhet të dorëzojnë pasaportat e tyre tek autoritetet brenda pesë ditëve pasi të njoftohen,......

Shqipëria, destinacion jo vetëm për plazh - 547 mijë turistë e vizituan vendin në nëntor
Edhe pse ka përfunduar sezoni veror, Shqipëria ende vijon të mbetet një vend i vizituar nga të huajt. Në muajin nëntor, janë 547 mijë turistë që e kanë......