Shqipëria mbetet pas me teknologjinë - Vetëm 20.1% e ndërmarrjeve përdorën shërbimet Cloud, në BE rreth 41%
Shqipëria është ndër vendet me normën më të ulët në Europë sa i përket ndërmarrjeve të cilat kanë blerë shërbime kompjuterike në vitin 2021, sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave". Janë 20.1% e ndërmarrjeve në vendin tonë të cilat kanë siguruar shërbimin Cloud, shërbim kompjuterik për të aksesuar softuerin, fuqinë kompjuterike, kapacitetin e ruajtjes, etj.
Krahasimisht me rajonin, Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë pas Serbisë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën. Të dhënat konkrete tregojnë së në Serbi ky shërbim përdoret nga 28.9% e ndërmarrjeve, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë në 8.9% dhe 13.5% të ndërmarrjeve respektivisht.
‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat e EUROSTAT për të parë se në cilat vende aplikohet më shumë ky shërbim nga kompanitë. Sipas shifrave për vitin 2021, 41% e ndërmarrjeve në BE kanë blerë shërbimin Cloud, ndërkohë që përqindjet më të larta u regjistruan në Suedi me 75.4% dhe Finlandë me 75.3.% të ndërmarrjeve që përdorën këto shërbime. Holanda ndjek në renditje me 64.9% dhe pasohet nga Danimarka me 64.8%.
Nga ana tjetër, këto shërbime kompjuterike gjetën më pak përdorim në vende si Greqia, Rumania dhe Bullgaria, ku përkatësisht më pak se ¼ e ndërmarrjeve greke blenë dhe përdorën këto shërbime, ndërsa në Bullgari dhe Rumani i përdorën këto shërbime 12.8% dhe 14.1% e ndërmarrjeve.
Por cilat janë shërbimet Cloud më të kërkuara nga ndërmarrjet? Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetje le të shohim të dhënat e vëna në dispozicion nga EUROSTAT për vitin 2023. Nga totali i ndërmarrjeve që blenë shërbimet Cloud këtë vit, 82.7% e ndërmarrjeve përdorën shërbimet e postës elektronike, 68% kanë përdorur shërbimet e ruajtjes së skedarëve dhe 66.3% kanë përdorur softuerin e zyrës.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Ligji i pronave në Gjykatën Kushtetuese - Komuniteti Mysliman paralajmëron: Në Strasburg nëse nuk merren në konsideratë kërkesat
Më pak se 30 përqind e pronave të Komunitetit Mysliman janë kthyer apo kompensuar ndër vite, ndërsa nga ndryshimet e bëra në ligjin “Për trajtimin e pronave......

Sa biznese kanë aplikuar për ekskluzivitetin e emrit? - Analiza e shifrave/ Rritje e ndërgjegjësimit gjatë dekadës së fundit
Mbi 10 mijë biznese kanë bërë aplikime kombëtare për mbrojtjen e markës së subjektit që kanë në pronësi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë......

Denaj nga Konispoli: Përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe energjetike do rrisë prodhimin bujqësor!
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një vizite në Konispol, u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe të......

Jo mbi 10 mijë euro në kufi - Doganat, kontrolle me scaner e qen. Gazheli: Janë kapur 84 raste
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur një fushatë ndërgjgjësimi për deklarimin e shumave mbi 10 mijë euro në pikat e kalimit kufitar. Në çelje të......

A do t'i besonit financat tuaja një roboti?
Edhe para zhvillimit të AI, detyrat njerëzore po bëheshin gjithnjë e më të automatizuara. Kthejeni orën 50 vjet pas dhe nëse do të ishit në një bankë, një......

OKB shënon 75 vjetorin e shpalljes së të drejtave të njeriut në hijen e konfliktit Izrael-Hamas!
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut u bëri thirrje vendeve të hënën të punojnë së bashku për të mposhtur kërcënimet si lufta dhe ndotja në një ngjarje për......

Franca, Gjermania dhe Italia mbështesin skemën e sanksioneve të BE-së që synojnë Hamasin!
Franca, Gjermania dhe Italia i kërkuan Bashkimit Europian të krijojë një skemë të veçantë sanksionesh për të synuar Hamasin ndërsa ministrat e jashtëm të BE-së......

Tregu i kriptove mbikëqyr normat e interesit dhe ecurinë e bitcoin për ‘bastet’ e vitit 2024!
Pas përfundimit të vitit 2023 në një nivel të lartë, investitorët e kriptove do të shikojnë normat e interesit të bankës qendrore dhe vendimin rregullator të......