Ligji i pronave në Gjykatën Kushtetuese - Komuniteti Mysliman paralajmëron: Në Strasburg nëse nuk merren në konsideratë kërkesat

Më pak se 30 përqind e pronave të Komunitetit Mysliman janë kthyer apo kompensuar ndër vite, ndërsa nga ndryshimet e bëra në ligjin “Për trajtimin e pronave dhe përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” preken edhe rreth 160 aplikime të tjera të cilat sipas përfaqësuesit ligjor të KMSH-së Arjan Muça rrezikojnë që të dalin me vlere negative apo të konsiderohen të ezauruara.
Në intervistën dhënë për emisionin “Box to Box” Muça tha se përveç formulës së vlerësimit të dosjeve, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka kundërshtuar edhe një nen të ligjit të miratuar në 2022 në të cilin përcaktohet se indeksimi i faturës së kompensimit do të bëhet deri në momentin e publikimit të vlerës së kompensimit dhe jo deri në momentin që bëhet ekzekutimi i saj, sikundër është rekomanduar edhe nga Gjykata e Strasburgut.
Kujtojmë që datën 13 dhjetor, Kushtetuesja pritet që të dalë me një vendim mbi padinë e depozituar nga KMSH. Përfaqësuesi ligjor tha se pritshmëritë janë pozitive për shkak se është pranuar një ndër kërkesat e bëra që ka të bëjë me pezullimin e procesit. Por megjithatë, thotë Muça nëse Gjykata shprehet kundër do të shihet mundësia për ta dërguar çështjen deri në gjykatën e Strasburgut.
Sakaq, Agjencia e Trajtimit të Pronave përmes një deklarate për mediat pas vendimit të Kushtetueses reagoi, duke vënë në dukje se është pezulluar procesi i shqyrtimit për 7000 dosjeve të patrajtuara ndërsa rrezikohet edhe djegia e fondit të alokuar për këtë vit.
“Pezullimi aktual i ligjit do të rezultojë në vonesa dhe shtyrje të zgjidhjes përfundimare të procesit të kompensimit. Kjo ndikon jo vetëm pronarët, por gjithashtu shoqërinë shqiptare në tërësi. Fondi i kompensimit për vitin 2023, i cili do të përdorej për kompensim financiar, tani do të pësojë djegie në vlerën 2.340.000.000 lekë”, thuhej në deklaratë.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Sa biznese kanë aplikuar për ekskluzivitetin e emrit? - Analiza e shifrave/ Rritje e ndërgjegjësimit gjatë dekadës së fundit
Mbi 10 mijë biznese kanë bërë aplikime kombëtare për mbrojtjen e markës së subjektit që kanë në pronësi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë......

Denaj nga Konispoli: Përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe energjetike do rrisë prodhimin bujqësor!
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një vizite në Konispol, u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe të......

Jo mbi 10 mijë euro në kufi - Doganat, kontrolle me scaner e qen. Gazheli: Janë kapur 84 raste
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur një fushatë ndërgjgjësimi për deklarimin e shumave mbi 10 mijë euro në pikat e kalimit kufitar. Në çelje të......

A do t'i besonit financat tuaja një roboti?
Edhe para zhvillimit të AI, detyrat njerëzore po bëheshin gjithnjë e më të automatizuara. Kthejeni orën 50 vjet pas dhe nëse do të ishit në një bankë, një......

OKB shënon 75 vjetorin e shpalljes së të drejtave të njeriut në hijen e konfliktit Izrael-Hamas!
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut u bëri thirrje vendeve të hënën të punojnë së bashku për të mposhtur kërcënimet si lufta dhe ndotja në një ngjarje për......

Franca, Gjermania dhe Italia mbështesin skemën e sanksioneve të BE-së që synojnë Hamasin!
Franca, Gjermania dhe Italia i kërkuan Bashkimit Europian të krijojë një skemë të veçantë sanksionesh për të synuar Hamasin ndërsa ministrat e jashtëm të BE-së......

Tregu i kriptove mbikëqyr normat e interesit dhe ecurinë e bitcoin për ‘bastet’ e vitit 2024!
Pas përfundimit të vitit 2023 në një nivel të lartë, investitorët e kriptove do të shikojnë normat e interesit të bankës qendrore dhe vendimin rregullator të......

Australia planifikon të përgjysmojë pranimin e emigrantëve dhe të shtrëngojë rregullat e vizave studentore!
Australia tha të hënën se do të shtrëngojë rregullat e vizave për studentët ndërkombëtarë dhe punëtorët me kualifikim të ulët që mund të përgjysmojnë marrjen e......