Europa Postuar më 12 Dhjetor 2023, 09:58

Greqia, krishtlindje më të shtrenjta këtë vit - Tryeza e festave llogaritet rreth 150 euro për familje

Nga SCAN TV
Greqia, krishtlindje më të shtrenjta këtë vit - Tryeza e

Federata e Përgjithshme e Konsumatorëve të Greqisë me laps dhe letër ka kryer një analizë çmimesh ku rezulton se tavolina e Krishtlindjeve sivjet do të kushtojë afërsisht 147.15 euro, ndërsa vitin e kaluar për të njëjtat artikuj, kostoja ishte 119.25 euro. Gjithashtu, theksohet se në përllogaritjen e kostos nuk është marrë parasysh çmimi i vajit të ullirit, energjisë elektrike dhe limonit.

Pavarësisht zbatimit universal të nismës së “uljes së përhershme të çmimit” e cila ka sjellë ulje prej të paktën 5% për 1286 produkte bazë të konsumit, konsumatorët nuk duhet të presin “mrekulli”.

Siç theksojnë drejtues të zinxhirëve të furnizimeve ushqimore, tabloja e inflacionit sektorial ndikohet ndjeshëm nga çmimi i vajit të ullirit, lëngjeve dhe fruta-perimeve, pasi këto kanë një peshë të madhe në indeksin e përgjithshëm.

Rritja e çmimeve në supermarkete për këtë vit vlerësohet të shkojë në 4.5% në totalin e mallrave, nga 7,3% që ishin në vitin 2022.

Me “nxehjen” e tregut pavarësisht se ritmet e ftohta dhe festive kanë nisur dalëngadalë të mbizotërojnë, “shporta shtëpiake” kthehet nga e mërkura e 13 dhjetorit deri të mërkurën 3 janar në një “shportë Krishtlindjesh”.

Në këtë kontekst, “shportës së shtëpisë” i shtohen edhe gjashtë artikuj – gjeli i detit, mishi i qengjit, ai i dhisë, byreku, çokollata – të cilat shumica e konsumatorëve i blejnë për tryezën festive. Në thelb, për sa i përket mishit të freskët, në shportën festive përfshihet gjeli i detit, qengji dhe dhia, por edhe mishi i derrit dhe viçi pasi edhe këta artikuj janë në “shportën e konsumatorit”.

Gjithashtu, në ditët në vijim do të hyjë në fuqi edhe “Shporta e Babagjyshit”, për të pasur çmime të përballueshme edhe për lojërat. Kategoritë që do të përfshihen janë, ndër të tjera, lojëra në tavolinë, lodra për fëmijë, pellush, kukulla, lodra formuese etj.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat