Bota Postuar më 4 Prill 2024, 10:10

Panele diellore në gardhet e oborreve! - Prodhimi tejkalon kërkesën për shkak të çmimeve të lira

Nga SCAN TV
Panele diellore në gardhet e oborreve! - Prodhimi tejkalon

Kalimi në energjinë e gjelbër tashmë po tregon shenja të daljes nga binarët dhe rënies, të paktën për sa i përket gjenerimit diellor, i cili po tejkalon në masë të madhe kërkesën. Me tepricën e prodhimit, Kina ka vërshuar tregjet perëndimore me fotovoltaikë aq të lirë sa pjesa kryesore e kostos së tyre është instalimi i tyre në çatitë e shtëpive. Rezultati është që qindra familje në Gjermani dhe Holandë i instalojnë ato, por për të shmangur koston e instalimit i vendosin në kopshtet e tyre. Kështu, ato lihen të funksionojnë më shumë si gardhe oborresh sesa funksioni i tyre i synuar, pasi ato nuk janë të pozicionuara pingul me diellin.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, deri në fund të vitit furnizimi me fotovoltaikë në mbarë botën do të arrijë në 1100 gigavat, që do të thotë se do të jetë trefishi i kërkesës nga sa pritej. Sipas të dhënave nga BloombergNEF, në fund të muajit të kaluar një panel diellor kushtonte 11 cent për dollar për vat, që është 50% e çmimit që kishte në periudhën korresponduese të vitit të kaluar. Çmimi i tyre pritet të bjerë më tej pasi industritë janë përfshirë në një luftë për uljen e çmimeve për të hequr qafe prodhimin e tepërt.

Por përveç kostos së instalimit në çatinë e banesave dhe bizneseve ka edhe një faktor tjetër frenues. Koha e pritjes për lidhjen e pajisjeve fotovoltaike në rrjetet elektrike po teston durimin e familjeve dhe bizneseve në Europë. Problemet që lidhen me mundësinë e rrjetit të energjisë elektrike prekin shumicën e vendeve dhe nuk kanë as një zgjidhje të shpejtë dhe as të lehtë. Në të njëjtën kohë, në Europë, drejtues të industrisë fotovoltaike paralajmërojnë se probleme të ngjashme janë të pashmangshme në sektorin i cili tashmë është goditur nga pushimet masive nga puna, falimentimet dhe bllokimet në njësitë e prodhimit në muajt e fundit.

Gazeta britanike Financial Times citon një dokument pune të Komisionit që do të nënshkruhet më 15 prill nga Ministrat e Energjisë dhe Industrisë, në të cilin Komisioni angazhohet të shqyrtojë të gjitha indikacionet e praktikave të padrejta dhe të përmirësojë aksesin e industrive fotovoltaike në subvencionet e BE-së. Megjithatë, angazhimi i Komisionit nuk do të kënaqë industrinë.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat