A është gati Shqipëria për të kaluar në ekonomi qarkulluese? - Koenig: Sfidë është zbatimi për të kaluar në ekonomi të gjelbër

Është zhvilluar konferenca me fokus tranzicionin e ekonomisë lineare në një ekonomi qarkulluese. Panelistët trajtuan çështjet e rëndësisë së adoptimit të praktikave ekonomike të gjelbra, veçanërisht për start up-et innovative dhe se sa të gatshme mund të jenë bizneset të udhëheqin këtë ndryshim. Por cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë në kalimin drejt një ekonomie qarkulluese e të gjelbërt?
“GIZ së bashku me BE-në po mbështet Ministrinë e Mjedisit në përafrimin e kuadrit ligjor me direktivën e BE-së për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe për të kontribuar në Marrëveshjen Gjelbër të BE-së. Sfidë është zbatimi dhe veprimet konkrete të perafrimit ligjor, që do të thotë jo vetëm diferencimin e mbetjeve, por edhe respektimin e standardeve mjedisore për trajtimin e tyre si për shembull të baterive ose akumulatorëve. Sektori privat është ai që mbyll ciklin në ekonominë qarkulluese duke zhvilluar produkte dhe shërbime të gjelbra”, tha Christine Koenig Drejtuese Projekti Giz.
Ndërkohë Doktor Eugen Musta i ka përmbledhur në një studim të vetëm gjithçka përfshin transformimin e një ekonomie lineare në atë qarkulluese.
“Pamë që kishte një hendek në njohuritë midis ekonomisë qarkulluese dhe ekonomisë tradicionale, sesi këto biznese kanë informacion për ta implementuar atë risi të tregut, pra transformimin nga një ekonomi lineare në një ekonomi qarkulluese. Kjo ishte realisht arsyeja që besojmë se ne ndaluam për të studiuar pak më shumë”
Por si mund të implementohen të rinjtë në një ekonomi qarkulluese?
“Si mund të kujdesemi më tepër për ato hapësira që nuk janë në kapacitetin e plotë të funksionalitetit. Si mund të rivitalizojmë zonat rurale, si mund të incentivojmë ata të rinj që e marrin përsipër rriskun e ndërtimit të bizneseve, të atyre bizneseve që duan ta provojnë ekonominë qarkulluese, që duan ta cojnë përpara axhendën e gjelbër, dhe duan të minimizojnë mbetjet dhe të maksimizojnë fitimin dhe ndikimin pozitiv në shoqëri”, tha Dafina Peci Drejtore Ekzekutive e Konkresit Rinor Kombëtar.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

2 mijë vende të lira pune nga 50 kompani - Panairi “Work and Study”, oferta në sektorë të ndryshëm
Mbi 50 kompani private dhe publike janë stacionuar në Pallatin e Kongreseve duke ofruar afro 2 mijë pozicione të lira pune për të gjithë të rinjtë që duan të......

Rekord ankesash për abuzim me të dhënat personale - Gjoba në disa sektorë. Nga pasuritë e paluajtshme, tek bankat
Qytetarët kanë rritur ndërgjegjësimin për të kërkuar të drejtën e tyre sa i takon abuzimit me të dhënat personale. Referuar raportit vjetor të Komisionerit për......

Ulen rreziqet e kredisë për blerje pasurish të paluajtshme - Raporti i BSH: Viti 2023 u mbyll me tregues të përmirësuar. Parashikimet për 2024-ën
Sektori bankar shqiptar e mbylli vitin 2023 me një rezultat financiar pozitiv, me një nivel të lartë të treguesve të likuiditetit e kapitalizimit të......

OSHEE prezanton skemën e re lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të ndryshme të klientëve!
OSHEE Group ka prezantuar skema të reja lehtësuese për barrën e faturave të papaguara të energjisë elektrike për klientët tanë familjarë dhe jo familjarë,......

Zyrat e këmbimit valutor, rekord në 2023-shin - U licencuan 52 të reja duke arritur në total 621 “exchange”
Numri i zyrave të këmbimit valutor ka ardhur në rritje nga vit në vit tregojnë të dhënat e “Bankës së Shqipërisë”. Gjatë vitit 2023, u licencuan 52 zyra të......

Republikanët amerikanë: Nuk duam mish laboratori! - Shtohet presioni për të ndaluar përdorimin
Që nga fillimi i këtij viti, republikanët në të paktën shtatë shtete federale kanë prezantuar një projektligj që ndalon shitjen, ose shpërndarjen e mishit të......

Çfarë ndikimi pati kursi i këmbimit gjatë vitit 2023? - Analiza e BSH/ Nga arsyet e mbiçmimit të lekut, deri tek impakti në ekonomi
Përgjatë vitit 2023 monedha vendase u forcua me ritme të shpejta. Sipas të dhënave, forcimi i lekut kulmoi fillimisht në muajin korrik të vtit që lamë pas, ku......

Rusia anashkalon sanksionet duke paguar me kripto - Transaksionet e kriptomonedhave nga kompani ruse si “Kallashnikov”
Kriptomonedha Tether ka evoluar në një nga mënyrat më të rëndësishme të pagesës në çdo lloj tregu të zi dhe supozohet të mbështetet nga dollari, por......