Bota Postuar më 3 Prill 2024, 10:52

Republikanët amerikanë: Nuk duam mish laboratori! - Shtohet presioni për të ndaluar përdorimin

Nga SCAN TV
Republikanët amerikanë: Nuk duam mish laboratori! - Shtohet presioni

Që nga fillimi i këtij viti, republikanët në të paktën shtatë shtete federale kanë prezantuar një projektligj që ndalon shitjen, ose shpërndarjen e mishit të prodhuar në laborator, një formë e proteinës ushqimore e rritur nga qelizat shtazore.

Produkti i parë i tillë, pula e kultivuar, mori miratimin federal vitin e kaluar si i sigurt për konsum njerëzor. Pula e rritur në laborator është aktualisht në dispozicion në një restorant me pesë yje Michelin në San Francisko dhe një restorant në Uashington.

Mishi i prodhuar në laborator është bërë një çështje politike. Disa figura konservatore, si guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, përdorin mishin e fermës për të sulmuar axhendën politike të liberalëve. Të tjerë e kanë lidhur atë me shqetësimet rreth vaksinave. Legjislativi i Floridës i dërgoi DeSantis një projekt-ligj në mars që do të ndalonte shitjen e mishit të rritur në laborator. Zëdhënësja e guvernatorit nuk pranoi të komentonte nëse ai do të nënshkruante projektligjin.

Legjislacioni federal amerikan pason Italinë, e cila ndaloi me ligj prodhimin laboratorik vitin e kaluar me sugjerimin e qeverisë së krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni. Megjithatë, ky ligj mund të përballet me sfida ligjore brenda BE-së, pasi Italia nuk ka ndjekur procedurat e tregut të përbashkët europian.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 3 Prill

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan duket se ka humbur disi pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat