Rusia anashkalon sanksionet duke paguar me kripto - Transaksionet e kriptomonedhave nga kompani ruse si “Kallashnikov”

Kriptomonedha Tether ka evoluar në një nga mënyrat më të rëndësishme të pagesës në çdo lloj tregu të zi dhe supozohet të mbështetet nga dollari, por autoritetet në mbarë botën nuk kanë aftësi për të kontrolluar përdorimin e saj. Si e tillë, ajo është dëshmuar jo vetëm e dobishme, por e nevojshme për Rusinë dhe ekonominë e saj të luftës, pasi e bën më të lehtë për të anashkalimin e sanksioneve perëndimore.
Në vitin 2023 vlera e transaksioneve arriti në 10 trilionë dollarë, por fakti kryesor është se industria ruse e kallashnikovit e përdori dhe pagoi furnizuesin e saj për blerjen e dronëve dhe komponentëve të teknologjisë së lartë, duke anashkaluar sanksionet kur edhe bankat kineze që kishin frikë nga sanksionet bllokuan pagesat nga Rusia.
Procesi kërkon ekzistencën e ndërmjetësve. Kompanitë ruse që importojnë komponentë të teknologjisë së lartë transferojnë pagesat e tyre në rubla në llogaritë bankare të trajtuara nga ndërmjetësit. Ata marrin përsipër të konvertojnë rubla në kriptomonedha dhe kështu të paguajnë në monedhën vendase furnitorët në vende të tjera si Kina dhe vendet e Lindjes së Mesme.
Sipas një raporti nga ‘Wall Street Journal’, një nga ndërmjetësit është Andrei Zverev, i cili pretendon se është një kontrabandist dhe ka lehtësuar industrinë më të madhe ruse të armëve të vogla, Koncernin Kalashnikov të paguajë furnizuesit e saj dhe të importojë komponentë elektrikë për dronët që janë përdorur me potencialin e tyre të plotë kundër Ukrainës.
Duhet theksuar se kallashnikovi është subjekt i sanksioneve nga ekonomitë perëndimore që nga viti 2014 dhe aneksimi i Krimesë. Tether lëshohet nga Tether Holdings, e cila është e regjistruar në Ishujt e Virgjër dhe në pronësi të një grupi të vogël individësh. Tether Holdings ofron kriptomonedhën për klientët e saj, të cilët e shkëmbejnë atë me dollarë dhe më pas e investojnë në Thesarin e SHBA-së.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rritja e çmimeve të naftës: Çfarë po e shtyn koston e saj?
Çmimet e naftës së papërpunuar Brent arritën një nivel të ri mbi pesë muaj të martën në mëngjes, në 88.3 dollarë për fuçi. Kjo ishte një rritje javore prej......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka humbur disi pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Analiza/ Çfarë pritet nga një rikthim i Trump? - Konfliktet e Nxehta dhe Lufta Tregtare
Ndërsa peizazhi politik evoluon drejt zgjedhjeve të vitit 2024, mundësia për një rikthim të dytë të Trump ngre pyetje mbi vazhdimësinë e politikave të tij......

Gjysma e të rriturve vuajnë nga stresi financiar - Të ardhurat e pakta dhe inflacioni janë arsyet kryesore
Të paktën gjysma e të rriturve në një sërë ekonomish të mëdha raportojnë se janë të stresuar për financat e tyre personale dhe thonë se inflacioni është një......

Energjia e rinovueshme, BE i jep 1 mld euro Greqisë - Dy projektet pritet të përfundojnë brenda vitit 2025
Komisioni Europian njoftoi se i ka hapur rrugën Greqisë për të investuar 1 miliardë euro në mbështetje të dy projektevw historike të prodhimit dhe ruajtjes së......

Reformat e ujësjellësit po jep rezultate të dukshme - Balluku: Rreth 53 milionë lekë të arkëtuara më shumë se shkurti i 2023
Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisaë Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deklaroi se si......

Çmim i favorshëm energjie për ujësjellësit - ERE miraton tarifat, nis procedura dhe për energjinë e furrave të bukës
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet me të cilët do ta paguajnë energjinë elektrike ujësjellësit, gjatë vitit 2024, duke mbajtur në fuqi tarifat......

Ekonomia ngadalësoi ritmin në vitin 2023 - PBB-ja ngjitet me 3.44%. Ndërtimi dhe administrata publike “udhëhoqën” rritjen
Ekonomia është ngadalësuar në vitin 2023 tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT. Me vlerësimin e tremujorit të fundit, INSTAT jep një vlerësim paraprak të......