Ekonomia ngadalësoi ritmin në vitin 2023 - PBB-ja ngjitet me 3.44%. Ndërtimi dhe administrata publike “udhëhoqën” rritjen

Ekonomia është ngadalësuar në vitin 2023 tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT. Me vlerësimin e tremujorit të fundit, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2023, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 3.44%, krahasuar me vitin 2022 kur rritej me 4.84%. Të dhënat tregojnë se që nga viti 2021, ku PBB-ja paraqitej me rritje në 8.91%, në vitet pasuese ky tregues ka ardhur duke rënë.
Nga ana tjetër, konsumi i populatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit gjithashtu me vetëm 1.55% në tremujorin e funidt, nga 2% që rritej në tremujorin e tretë të vitit.
Ndërkohë, Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 3.80%, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2022. Ndërtimi është zëri që ka regjistruar kontributin më të lartë me 1.28 pikë, ndjekur nga Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 1.01 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0.66 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0.58 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0.46 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me 0.28 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me 0.15 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me 0.07 pikë përqindje.
Negativisht kontriboi grup: Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me 0.72 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me 0.23 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me 0.27 pikë përqindje.
“Scan Intel” ka përpunuar dhe analizuar të dhënat për të kuptuar sesi kanë ndryshuar degët kryesore të ekonomisë. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit shënoi rënie prej 3.07%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 2.03%. Aktiviteti i Ndërtimit nga ana tjetët pati një rritje me 10.80%.
Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 038%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8.81%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 7.50% dhe aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 10.33%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Ujësjellësit, 310 mln lekë subvencione nga buxheti - Shani: 91% e vlerës u përdor për likujdimin e borxheve të energjisë
Ujësjellësit morën 310 mln lekë subvencione nga buxheti i shtetit vitin që shkoi, duke shënuar ulje me 50 mln lekë në raport me një vit më parë. Gjatë......

Bizneset në vend, "pro" tranzicionit të gjelbër - RCC: Jemi më optimistët në rajon për kalimin në një ekonomi "green"
Edhe pse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duken të ndërgjegjësuara për çështjet lidhur me mjedisin, shprehen se çmimet e energjisë dhe efiçenca e burimeve të......

Llogaritë bankare me komision 0 bëhen realitet - Përfitojnë pensionistët dhe kategoritë sociale në nevojë
“Çdo pensionist që dëshiron të transferojë pensionin në bankë apo çdo individ nga kategoritë në nevojë, ka të drejtë të hapë një llogari bazike bankare, e cila......

A ka mbaruar “beteja” kundër çmimeve në Shqipëri? - Raiffeisen Research: Jo! Turizmi dhe tregu i qëndrueshëm i punës do të nxisin inflacionin
Institucioni kërkimor “Raiffeisen Research”, i cili ofron një pasqyrë të plotë mbi tendencat aktuale ekonomike, tregon përmes një publikimi se beteja e......

Grekët “dehin” Europën! - Eksportet e pijeve alkoolike, 100 milionë euro në vitin 2023
Eksportet e pijeve alkoolike greke në vitin 2023 thyen barrierën prej 100 milionë eurosh. Natyrisht rritja e çmimit luajti një rol vendimtar në këtë zhvillim,......

Armatimi i Europës, një domosdoshmëri - Duhen në mënyrë urgjente kompani më të mëdha ushtarake
Armin Paperger, CEO i Rheinmetall - furnizues kryesor ndërkombëtar i sistemeve për industrinë e mbrojtjes dhe një nxitës i inovacioneve largpamëse në tregjet......

Sa do t’i rrisë pagat reduktimi i tatimit? - Fashat e reja nga Korriku, lehtësi për të punësuarit
Ministra e Financave po harton disa ndryshime fiskale që lidhen me taksimin e pagave, të cilat pritet të miratohen brenda këtij muaji dhe të hyjnë në fuqi në......

Forcohet Dollari amerikan ndërsa valutat e tjera qëndrojnë statike!
Dollari amerikan ka fituar pikë duke regjistruar rritje teksa është blerë sot me 95 lekë dhe është shitur me 96 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......