Grekët “dehin” Europën! - Eksportet e pijeve alkoolike, 100 milionë euro në vitin 2023

Eksportet e pijeve alkoolike greke në vitin 2023 thyen barrierën prej 100 milionë eurosh. Natyrisht rritja e çmimit luajti një rol vendimtar në këtë zhvillim, pasi sasitë e eksportuara u ulën me rreth 5% krahasuar me vitin 2022. Megjithatë, vlen të theksohet se eksportet e pijeve alkoolike greke janë rritur në vlerë me gati 40% krahasuar me vitin 2019 dhe me 5.21% në sasi.
Sipas të dhënave të Shoqatës greke së Prodhuesve të pijeve alkoolike - SEAOP, 76% e eksporteve shkojnë drejt vendeve anëtare të BE-së me destinacion kryesor Gjermaninë, ndërsa 20% e mbetur në vende të treta, ku më i rëndësishmi është Iraku.
Gjermania shfaqet vazhdimisht në vendin e parë, si vendi kryesor i eksportit të pijeve alkoolike greke, me 40% në vlerë, ose 42.5 milionë euro. Vendi i dytë më i rëndësishëm i destinacionit për pijet alkoolike greke pavarësisht rënies është ende, Iraku me një vlerë prej 14.6 milionë euro.
Në listën e vendeve kryesore eksportuese, pasojnë Bullgaria me 10 milionë euro, Holanda me 5 milionë euro, Austria me 3,8 milionë euro, Polonia me 3.7 milionë euro, Shqipëria me 2.9 milionë euro dhe SHBA me 2.2 milionë euro. Uzo është në krye të eksporteve greke të pijeve alkoolike, duke zënë në vitin 2023 58% të vlerës dhe 68% të sasisë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Armatimi i Europës, një domosdoshmëri - Duhen në mënyrë urgjente kompani më të mëdha ushtarake
Armin Paperger, CEO i Rheinmetall - furnizues kryesor ndërkombëtar i sistemeve për industrinë e mbrojtjes dhe një nxitës i inovacioneve largpamëse në tregjet......

Sa do t’i rrisë pagat reduktimi i tatimit? - Fashat e reja nga Korriku, lehtësi për të punësuarit
Ministra e Financave po harton disa ndryshime fiskale që lidhen me taksimin e pagave, të cilat pritet të miratohen brenda këtij muaji dhe të hyjnë në fuqi në......

Forcohet Dollari amerikan ndërsa valutat e tjera qëndrojnë statike!
Dollari amerikan ka fituar pikë duke regjistruar rritje teksa është blerë sot me 95 lekë dhe është shitur me 96 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Kina kritikon SHBA: Po krijoni probleme! - Kufizim i tepruar i eksporteve të gjysëmpërcuesve
Administrata e Presidentit Joe Biden rishikoi rregullat që e bëjnë më të vështirë për Kinën aksesin e çipave të inteligjencës artificiale të SHBA dhe mjeteve......

Microsoft dhe OpenAI përgatisin ‘Stargate” - Një superkompjuter për Inteligjencën Artificiale
Investime të tjera të mëdha në inteligjencën artificiale përfshijnë së fundmi dhe ndërtimin e “Stargate”, një superkompjuter i bazuar në IA në zhvillim nga......

Vendet më të mira për të bërë biznes - Singapori, Danimarka dhe SHBA mbeten të parat në listë
Singapori mbetet vendi më i mirë në botë për të bërë biznes, siç ka ndodhur në 16 vitet e fundit. Faktorët që konfirmojnë vendin e Azisë Juglindore si një......

“Rikthehet” besimi në ekonomi - Për herë të parë gjatë këtij viti. “Rrëshket” sektori i ndërtimit
Treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi një kthesë rritëse me 2.5 pikë në muajin mars, pasi regjistroi rënie gjatë dy muajve të mëparshëm, ndërsa qëndron 7 pikë......

Aksi Orikum-Dukat hapet brenda dy javësh - Balluku: Do t’i shërbejë fluksit të turistëve
Aksi rrugor Orikum – Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve Brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre. Gjatë......