“Rikthehet” besimi në ekonomi - Për herë të parë gjatë këtij viti. “Rrëshket” sektori i ndërtimit

Treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi një kthesë rritëse me 2.5 pikë në muajin mars, pasi regjistroi rënie gjatë dy muajve të mëparshëm, ndërsa qëndron 7 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ecuria këtë muaj u ndikua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, tregtisë, shërbimeve, si dhe rritja e besimit konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit ra në muajin mars, pasi kishte regjistruar rritje dy muajt e mëparshëm.
Treguesi i besimit në ndërtim ra me 0.9 pikë përqindje në mars, pasi u rrit me 6.5 pikë përqindje një muaj më parë. Kjo ecuri u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues. Nga ana tjetër, porositë aktuale u vlerësuan me rritje këtë muaj, ndërsa pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 3.6 pikë përqindje, ndikuar nga vlerësimet e rritura të bizneseve për prodhimin industrial aktual, si dhe pritje më optimiste për porositë nga eksportet në të ardhmen. Gjithashtu, pritjet e bizneseve për prodhimin industrial në të ardhmen regjistruan rritje.
Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 6.4 pikë përqindje, ku kontribuan vlerësimet më optimiste të bizneseve, si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu dhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për lart këtë muaj. Bizneset kanë rishikuar për poshtë ecurinë e çmimeve në të ardhmen.
Treguesi i besimit në tregti u rrit me 2.7 pikë përqindje, për shkak të vlerësimit më optimist të sipërmarrjeve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet për punësimin në të ardhmen shënuan rënie edhe këtë muaj, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rënie.
Nga ana tjetër, treguesi i besimit konsumator regjistroi rritje me 1.4 pikë përqindje, duke u ngritur përsëri mbi nivelin e mesatares historike. Konsumatorët vlerësuan në përmirësim situatën e tyre financiare, situatën ekonomike të vendit në të ardhmen si dhe blerjet në shuma të mëdha. Pritjet e konsumatorëve për papunësinë në të ardhmen janë ulur.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Aksi Orikum-Dukat hapet brenda dy javësh - Balluku: Do t’i shërbejë fluksit të turistëve
Aksi rrugor Orikum – Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve Brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre. Gjatë......

Fasonët, brenda pak ditësh gati garancia sovrane - Prençe: 70% e kredive mbulohet nga sistemi bankar
Qeveria pritet të miratojë gjatë kësaj jave detaje në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Për SCAN TV......

Ndryshon sërish kodi rrugor - Përcaktime të reja për peshat dhe dimensionet e mjeteve që lejohet të qarkullojnë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë.......

Bletërritësit duhet të dorëzojnë 30% të mjaltit me faturë - Si do të funksionojë bashkimi i tyre për të përfituar fonde
Masa nxitëse për tu bashkuar në Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, në mënyrë që të marrin financim 100 % përpos faktit nëse kanë më shumë numër zgjojesh se......

Çelen “dyert” e basteve sportive online - Si do të funksionojnë rregullat e lojës për lojtarët
Bastet online janë kthyer sërish në një realitet formal për individët që i preferojnë ato. Ndryshimet ligjore të shumëdebatuara kanë hyrë në fuqi duke çelur......

Punimet në “Durrës Marina”, me ritme të larta - Rama: Po merr formë plazhi i ri si vendpushim cilësor
Punimet për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina” po ecin me ritme të larta. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me......

Të gjitha vendet ku duhet të paguani një 'taksë turistike' në 2024!
Lajmet për ndikimet negative të shumë turistëve ishin kudo. Destinacionet më të njohura në botë, si Venecia, Barcelona dhe Zelanda e Re, po përpiqen të mbajnë......

Shpërndarja e padrejtë e pasurisë në Europë! – Si pozicionohet Shqipëria?
Pabarazia e pasurisë është shumë e dukshme në mbarë botën dhe Europa nuk bën përjashtim: 10% më të pasurve në kontinent zotërojnë një 67% mahnitëse të......