Ndryshon sërish kodi rrugor - Përcaktime të reja për peshat dhe dimensionet e mjeteve që lejohet të qarkullojnë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë. Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet synojnë përmbushjen e përputhshmërinë me Direktivat e Bashkimit Evropian, pasi aktualisht konstatohen ndryshime në vlera.
“Vendosja e standardeve të kërkuara nga direktiva evropiane në lidhje me peshat dhe dimensionet, si standarde gjerësisht të përdorura në vendet e BE-së do të përmirësojë konkurencën dhe zbatimin e ligjit midis operatorëve të transportit profesional me mjete të rënda si dhe një siguri rrugore të shtuar të këtyre mjeteve dhe ndotje mjedisore më të pakët”, - thuhet ndër të tjera në relacion.
Aktualisht, Kodi Rrugor shqiptar përcakton se çdo mjet rrugor, duke përfshirë edhe ngarkesën e tij, duhet të ketë: gjerësi maksimale jo më të madhe se 2.55 m, lartësi maksimale jo më të madhe se 4 m dhe 4.3 m për autobusët dhe trolejbuset e destinuar për linjat e shërbimeve publike, si dhe gjatësi 7.50 - 12 m sipas numrit të akseve të mjetit. Kodi vendos kufizim edhe për rimorkiot, si dhe për peshën që duhet të ketë çdo mjet transporti.
Ndërkaq, sipas ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Infrastrsukturës dhe Energjisë, kufizimet hiqen nga Kodi Rrugor dhe përcaktohen me vendim qeverie, qe do të duhet të dalë menjëherë pas miratimit të Kodit të ri. Kjo bëhet për arsye se, përmasat gabaritë të automjeteve janë subjekt përditësimi të vazhdueshëm i direktivës evropiane dhe se këto përditësime do të bëheshin më mirë përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet e propozuara nuk prekin mjetet jashtë norme dhe transportet në kushte jonormale.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bletërritësit duhet të dorëzojnë 30% të mjaltit me faturë - Si do të funksionojë bashkimi i tyre për të përfituar fonde
Masa nxitëse për tu bashkuar në Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, në mënyrë që të marrin financim 100 % përpos faktit nëse kanë më shumë numër zgjojesh se......

Çelen “dyert” e basteve sportive online - Si do të funksionojnë rregullat e lojës për lojtarët
Bastet online janë kthyer sërish në një realitet formal për individët që i preferojnë ato. Ndryshimet ligjore të shumëdebatuara kanë hyrë në fuqi duke çelur......

Punimet në “Durrës Marina”, me ritme të larta - Rama: Po merr formë plazhi i ri si vendpushim cilësor
Punimet për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina” po ecin me ritme të larta. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me......

Të gjitha vendet ku duhet të paguani një 'taksë turistike' në 2024!
Lajmet për ndikimet negative të shumë turistëve ishin kudo. Destinacionet më të njohura në botë, si Venecia, Barcelona dhe Zelanda e Re, po përpiqen të mbajnë......

Shpërndarja e padrejtë e pasurisë në Europë! – Si pozicionohet Shqipëria?
Pabarazia e pasurisë është shumë e dukshme në mbarë botën dhe Europa nuk bën përjashtim: 10% më të pasurve në kontinent zotërojnë një 67% mahnitëse të......

ERRU: Reforma përmirësoi financat e ujësjellësve - Krijohen 14 shoqëri rajonale, Enti: Unifikimi i tarifave të bëhet gradualisht
Reforma në sektorin e ujësjellës – kanalizime ka ndikuar në përmirësimin e situatës financiare të sektorit, krahasuar me vitin paraardhës 2022”. Konstatimi......

Shqipëria "shkëlqen" në sytë e botës - Indeksi i Fuqisë së Butë, jemi vendi i dytë me rritjen më të madhe në nivel global
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2024). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me......

Rekord shitje biletash të fluturimeve low cost në Itali - 20 milionë për më pak se 30 euro. Një nga destinacionet edhe Tirana
Epoka e fluturimeve me 0.99, 4.99 ose 9.99 euro, mund të ketë përfunduar disa vite më parë. Por dy nga tre fluturimet e Ryanair nga Bergamo në Dublin kushtojnë......