Bletërritësit duhet të dorëzojnë 30% të mjaltit me faturë - Si do të funksionojë bashkimi i tyre për të përfituar fonde

Masa nxitëse për tu bashkuar në Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, në mënyrë që të marrin financim 100 % përpos faktit nëse kanë më shumë numër zgjojesh se limiti i caktuar, i detyron bletërritësit që ta shesin mjaltin në tek një subjekt i licencuar me faturë. Udhëzimi i cili përcakton kriteret e mbështetjes së fermerëve përmes skemës Kombëtare 2024, aplikimet e së cilës janë hapur më 27 Mars, u tregon edhe “rrugën” që duhet të ndjekin për tu bashkuar.
Konkretisht, referuar udhëzimi, përfitues të mundshëm të mbështetjes janë fermerë individualë, grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv. Aplikanti (ferme individual/grup fermerësh), duhet të ketë jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje.
Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikantët duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet numri total i zgjojeve për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin.
Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë kontratë për shitjen e mjaltit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të mjaltit. Kontrata parashikon që sasia e mjaltit të dorëzuar të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar ne rendimentin mesatar në shkallë qarku, me referencë të dhënat e INSTAT).
Referuar udhëzimit, çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të mjaltit. Sasia e mjaltit e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara nga grupi i fermerëve, të jetë jo më pak se 30% të prodhimit vjetor.
Po ashtu, përcaktohet se aplikanti si fermer individual në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 50 zgjoje të bletëve, jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 zgjoje dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 zgjoje. Zgjojet e bletëve duhet të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë. Aktualisht në Shqipëri prodhohen mesatarisht 5 mijë ton mjaltë.
Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
Elisabeta Dosku/SCAN

Çelen “dyert” e basteve sportive online - Si do të funksionojnë rregullat e lojës për lojtarët
Bastet online janë kthyer sërish në një realitet formal për individët që i preferojnë ato. Ndryshimet ligjore të shumëdebatuara kanë hyrë në fuqi duke çelur......

Punimet në “Durrës Marina”, me ritme të larta - Rama: Po merr formë plazhi i ri si vendpushim cilësor
Punimet për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina” po ecin me ritme të larta. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me......

Të gjitha vendet ku duhet të paguani një 'taksë turistike' në 2024!
Lajmet për ndikimet negative të shumë turistëve ishin kudo. Destinacionet më të njohura në botë, si Venecia, Barcelona dhe Zelanda e Re, po përpiqen të mbajnë......

Shpërndarja e padrejtë e pasurisë në Europë! – Si pozicionohet Shqipëria?
Pabarazia e pasurisë është shumë e dukshme në mbarë botën dhe Europa nuk bën përjashtim: 10% më të pasurve në kontinent zotërojnë një 67% mahnitëse të......

ERRU: Reforma përmirësoi financat e ujësjellësve - Krijohen 14 shoqëri rajonale, Enti: Unifikimi i tarifave të bëhet gradualisht
Reforma në sektorin e ujësjellës – kanalizime ka ndikuar në përmirësimin e situatës financiare të sektorit, krahasuar me vitin paraardhës 2022”. Konstatimi......

Shqipëria "shkëlqen" në sytë e botës - Indeksi i Fuqisë së Butë, jemi vendi i dytë me rritjen më të madhe në nivel global
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2024). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me......

Rekord shitje biletash të fluturimeve low cost në Itali - 20 milionë për më pak se 30 euro. Një nga destinacionet edhe Tirana
Epoka e fluturimeve me 0.99, 4.99 ose 9.99 euro, mund të ketë përfunduar disa vite më parë. Por dy nga tre fluturimet e Ryanair nga Bergamo në Dublin kushtojnë......

Opozita në Turqi fiton zgjedhjet vendore - Presidenti Erdogan pranon humbjen në Stamboll e Ankara
Fitore historike e opozitës në zgjedhjet vendore në Turqi. Në Stamboll dhe Ankara kryebashkiakët në largim, Ekrem Imamoglu e Mansur Yavas, fituan ndaj......