Rekord shitje biletash të fluturimeve low cost në Itali - 20 milionë për më pak se 30 euro. Një nga destinacionet edhe Tirana

Epoka e fluturimeve me 0.99, 4.99 ose 9.99 euro, mund të ketë përfunduar disa vite më parë. Por dy nga tre fluturimet e Ryanair nga Bergamo në Dublin kushtojnë aktualisht 14.99 euro më 30 prill, e njëjta shifër kërkohet për Palermo-Milano Malpensa më 16 prill, pa përmendur linjën Bergamo-Tiranë, e cila më 20 prill kushton 10.99 euro me Wizz Air, ose Malpensa-London Gatwick që në 2 maj me EasyJet është në shitje për 18.49 euro. Të gjitha taksat janë të përfshira, ndërsa shërbimet shtesë si bagazh dore apo përzgjedhja e sediljeve janë të përjashtuara.
Në shtatë muajt nga prilli deri në tetor të këtij viti, linjat kryesore ajrore me kosto të ulët nxorën në shitje mbi 20 milionë vende për më pak se 30 euro secila për lidhjet brenda Italisë dhe ato me Europën, e barabartë me 40% të të gjithë ofertës së sediljeve të këtyre linjave ajrore.
Krahas ditëve që janë më të shtrenjta se mesatarja historike, ka momente në të cilat çmimet bien. Pjesërisht sepse kompanitë luftojnë për të mbushur avionët në ato momente specifike dhe pjesërisht sepse në disa rrugë kapaciteti i shpenzimeve të klientëve është i kufizuar.
Në periudhën nga 1 prilli deri më 31 tetor 2024, kompanitë me kosto të ulët nxorën në shitje pak më shumë se 50 milionë vende në fluturimet brenda Italisë dhe midis Italisë dhe Europës. Nga këto 20.6 milionë kushtojnë, maksimumi 29.99 euro. Më shumë se gjysma e vendeve me kosto të ulët ofrohen nga Ryanair.
Tarifat më të leverdishme mbeten ato larg momenteve klasike të pikut - për ata që udhëtojnë për pushime, për arsye familjare ose për punë - si të premteve, të dielave dhe të hënave.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Opozita në Turqi fiton zgjedhjet vendore - Presidenti Erdogan pranon humbjen në Stamboll e Ankara
Fitore historike e opozitës në zgjedhjet vendore në Turqi. Në Stamboll dhe Ankara kryebashkiakët në largim, Ekrem Imamoglu e Mansur Yavas, fituan ndaj......

Paga minimale në Greqi bëhet 830 euro - Rritet dhe pagesa e papunësisë në 510 euro
Duke filluar nga 1 prilli paga minimale në Greqi është 830 euro, nga 780 euro më parë. Kjo rritje prek sektorin privat ku përfshihen 600 mijë punonjës. Norma e......

“Eksperimenti i gjelbër” 23 mld euro në Gjermani - Gjurmë zero të energjisë deri në 2045 pa shkatërruar bazën industriale
Ekonomia më e madhe e Europës po kryen një eksperiment prej 23 miliardë euro për të arritur një gjurmë energjie zero deri në vitin 2045 pa shkatërruar bazën e......

FMN paralajmëron për kombinim fiskal shpërthyes - Normat e larta të interesit dhe rritja e dobët vështirësojnë shlyerjen e borxhit
Kombinimi i normave të larta të interesit, normave të ulëta të rritjes dhe niveleve të larta të borxhit do të ushtrojë presion mbi shëndetin fiskal të vendeve......

Balluku, Denaj e Kumbaro në Suç të Klosit: Mbështetje për bashkimin e fermerëve
Në fshatin Suç të bashkisë Klos një grup fermerësh janë bashkuar për ngritjen e një sipërfaqeje me vreshtari. Me mbështetjen edhe të Dioqezës Rrëshen fermerët......

Projekti pilot për pagesat elektronike, Ibrahimaj mbledh përfaqësuesit e industrisë bankare dhe sektorit të parave elektronike
Në ndihmë të modernizimit dhe rritjes së aksesit në financë, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mblodhi në një tryezë......

Sistem i ri për detektimin e zjarrit në pyje - Bashkia e Shkodrës hap tenderin me vlerë 13,613 milionë lekë
Fenomeni i zjarreve kryesisht në pyje gjatë stinës së thatë është i pranishëm në vendet e Mesdheut përfshirë Shqipërinë. Kostot e shuarjes janë tepër të larta,......

‘Pasurohen të pasurit’: 1%-shi i miliarderëve kap shifrën rekord prej 44 trilion dollarë!
Pasuria e 1% të më të pasurve në SHBA arriti një rekord prej 44.6 trilion dollarësh në fund të tremujorit të katërt, pasi një rritje e aksioneve në fund të......