“Eksperimenti i gjelbër” 23 mld euro në Gjermani - Gjurmë zero të energjisë deri në 2045 pa shkatërruar bazën industriale

Ekonomia më e madhe e Europës po kryen një eksperiment prej 23 miliardë euro për të arritur një gjurmë energjie zero deri në vitin 2045 pa shkatërruar bazën e saj industriale me energji intensive.
Qeveria e kancelarit Olaf Sholz në fillim të këtij muaji njoftoi të ashtuquajturat ‘kontrata klimatike’ të krijuara për të ndihmuar kompanitë në sektorë të tillë si çeliku, çimentoja dhe qelqi të mbulojnë kostot shtesë të përdorimit të teknologjive më të pastra në krahasim me proceset konvencionale.
Sipas skemës, aplikantët paraqesin propozime për shumën e mbështetjes së kërkuar, ndërsa ofertat që premtojnë uljen më të lartë të dioksidit të karbonit - CO2 me çmimin më të ulët, marrin financim.
Kjo politikë është e ngjashme me ‘kontratat për dallim’ - CfD, të cilat qeveri të ndryshme e kanë përdorur për të ndihmuar në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në shumë pjesë të botës. Sidoqoftë, gama e teknologjive që mbulon është ndryshe nga çdo përpjekje e tillë në këtë shkallë, gjë që e bën suksesin e saj shumë më pak të sigurtë.
Programi ka nisur së fundmi me raundin e parë të tenderëve që ofrojnë kontrata deri në 4 miliardë euro dhe do të pasohet nga një tjetër mundësi oferte me një fond prej 19 miliardë euro këtë verë.
Kombet e tjera të industrializuara me ambicie të ngjashme me gjurmë zero do të ofrojnë një bazë më të madhe për rezultatet. Vetëm këtë javë qeveria amerikane njoftoi 6 miliardë dollarë grante që prodhuesit e metaleve, letrës dhe qelqit mund t'i përdorin për të reduktuar emetimet e tyre të ngrohjes globale.
Ndërsa qeveritë kanë përvojë në zhvillimin e zgjidhjeve të plota të energjisë së pastër si era dhe dielli, aksionet janë maksimizuar në mbështetjen e teknologjive në fazat e hershme, si kapja e karbonit në fabrikat e çimentos dhe riciklimi i bakrit me hidrogjen, në të njëjtin nivel.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

FMN paralajmëron për kombinim fiskal shpërthyes - Normat e larta të interesit dhe rritja e dobët vështirësojnë shlyerjen e borxhit
Kombinimi i normave të larta të interesit, normave të ulëta të rritjes dhe niveleve të larta të borxhit do të ushtrojë presion mbi shëndetin fiskal të vendeve......

Balluku, Denaj e Kumbaro në Suç të Klosit: Mbështetje për bashkimin e fermerëve
Në fshatin Suç të bashkisë Klos një grup fermerësh janë bashkuar për ngritjen e një sipërfaqeje me vreshtari. Me mbështetjen edhe të Dioqezës Rrëshen fermerët......

Projekti pilot për pagesat elektronike, Ibrahimaj mbledh përfaqësuesit e industrisë bankare dhe sektorit të parave elektronike
Në ndihmë të modernizimit dhe rritjes së aksesit në financë, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mblodhi në një tryezë......

Sistem i ri për detektimin e zjarrit në pyje - Bashkia e Shkodrës hap tenderin me vlerë 13,613 milionë lekë
Fenomeni i zjarreve kryesisht në pyje gjatë stinës së thatë është i pranishëm në vendet e Mesdheut përfshirë Shqipërinë. Kostot e shuarjes janë tepër të larta,......

‘Pasurohen të pasurit’: 1%-shi i miliarderëve kap shifrën rekord prej 44 trilion dollarë!
Pasuria e 1% të më të pasurve në SHBA arriti një rekord prej 44.6 trilion dollarësh në fund të tremujorit të katërt, pasi një rritje e aksioneve në fund të......

Invalidët, me “shtëpi” të re në Surrel - Bashkia e Tiranës hap tenderin për shoqatën e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve
Shoqata Humanitare e Invalidëve Paraplegjik dhe Tetraplegjik të Shqipërisë së shpejti pritet të ketë një “shtëpi” të re. Parashikohet që kjo qendër të ngrihet......

Zgjedhjet lokale të Turqisë: Kushdo që fiton Stambollin mund të diktojnë të ardhmen e vendit!
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha një herë se kushdo që fiton Stambollin fiton Turqinë. Nëse është kështu, rreziku është i lartë për zgjedhjet e së......

Pse inflacioni në Itali është më i ulët se pjesa tjetër e Europës?
Ndoshta nuk ka shembull më të mirë të një 'ulje të butë' sesa gjendja aktuale e ekonomisë italiane. Ndërsa aktiviteti ekonomik i Italisë është ngadalësuar......