Projekti pilot për pagesat elektronike, Ibrahimaj mbledh përfaqësuesit e industrisë bankare dhe sektorit të parave elektronike

Në ndihmë të modernizimit dhe rritjes së aksesit në financë, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mblodhi në një tryezë përfaqësuesit kryesorë të industrisë bankare dhe sektorit të parave elektronike që do të angazhohen në zbatimin e projektit pilot të pagesave të shpejta elektronike në vend. Takimi u zhvillua për të adresuar zgjidhjet që do të aplikohen në zbatimin e projektit pilot në tre bashkitë e përzgjedhura: atë të Tiranës, Përmetit dhe Dibrës.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është të reduktojë kostot e transaksioneve dixhitale, të përmirësojë përvojën e klientëve në shërbimet financiare dhe të promovojë konkurrencën në sektorin financiar, duke përparuar në të njëjtën kohë inovacionin në këtë fushë. Në këtë kontekst, një prej teknologjive të përdorura për pagesat elektronike është kodi QR, i cili do të sjellë më shumë efikasitet dhe siguri në transaksionet financiare.
Zbatimi i projektit pilot të pagesave të shpejta elektronike do të realizohet nëpërmjet aplikacioneve inovative fintech dhe openbanking, duke përmirësuar kështu edhe më tej infrastrukturën dhe aksesin në financa. Janë 300 qytetarët që do të përfitojnë nga zbatimi i projektit pilot të pagesave elektronike në tre qytetet e përcaktuara
Përzgjedhja e përfituesve që do të përfshihen në këtë projekt pilot do të kryhet në mënyrë rastësore dhe transparente, dhe do të jetë e tillë që të garantojë përbërje të drejtë midis moshës që përfshin përkatësisht përfitues nga grupmoshat 18-30 vjeç, 30-40 vjeç, 40-50 vjeç, 50-60 vjeç si dhe 60-70 vjeç dhe gjinisë së tyre, që banojnë brenda një hapësire gjeografike të afërt brenda territorit të bashkisë Tiranë, Dibër dhe Përmet.
Çdo përfitues do të marrë një shpërblim prej 10,000 lekësh në muaj për shpenzimet e tyre personale, me të cilën do të bëjë blerjet nëpërmjet sistemit të pagesave elektronike.
Zbatimi i projektit pilot për pagesat e shpejta elektronike do të shtrihet në harkun kohor të 4 muajve. Konkretisht, vlera monetare e përcaktuar për çdo qytetar që do të jetë pjesë e këtij projekti pilot do të disbursohet në formën e një transferte bankare, brenda datës 10 të çdo muaji, në periudhën kohore nga muaji Maj deri në Gusht të 2024-ës.
Përfituesit duhet të nënshkruajnë deklaratën për pjesëmarrjen në këtë projekt sipas kushteve të përcaktuara nga autoritetet relevante. Ministrja Ibrahimaj ka bërë thirrje për pjesëmarrjen aktive dhe bashkëpunimin e plotë të institucioneve financiare për suksesin e këtij projekti, duke shprehur bindjen për ndryshimet pozitive që do të sjellë në kulturën e pagesave elektronike në Shqipëri.
Sondazh

Sistem i ri për detektimin e zjarrit në pyje - Bashkia e Shkodrës hap tenderin me vlerë 13,613 milionë lekë
Fenomeni i zjarreve kryesisht në pyje gjatë stinës së thatë është i pranishëm në vendet e Mesdheut përfshirë Shqipërinë. Kostot e shuarjes janë tepër të larta,......

‘Pasurohen të pasurit’: 1%-shi i miliarderëve kap shifrën rekord prej 44 trilion dollarë!
Pasuria e 1% të më të pasurve në SHBA arriti një rekord prej 44.6 trilion dollarësh në fund të tremujorit të katërt, pasi një rritje e aksioneve në fund të......

Invalidët, me “shtëpi” të re në Surrel - Bashkia e Tiranës hap tenderin për shoqatën e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve
Shoqata Humanitare e Invalidëve Paraplegjik dhe Tetraplegjik të Shqipërisë së shpejti pritet të ketë një “shtëpi” të re. Parashikohet që kjo qendër të ngrihet......

Zgjedhjet lokale të Turqisë: Kushdo që fiton Stambollin mund të diktojnë të ardhmen e vendit!
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha një herë se kushdo që fiton Stambollin fiton Turqinë. Nëse është kështu, rreziku është i lartë për zgjedhjet e së......

Pse inflacioni në Itali është më i ulët se pjesa tjetër e Europës?
Ndoshta nuk ka shembull më të mirë të një 'ulje të butë' sesa gjendja aktuale e ekonomisë italiane. Ndërsa aktiviteti ekonomik i Italisë është ngadalësuar......

Cili është vendi më i ndotur i Europës Perëndimore?
Dioksidi i azotit, ozoni dhe grimcat e thithshme (PM) - veçanërisht PM10 dhe PM2.5 - janë ndër produktet më të dëmshme në atmosferë. Ata po shkaktojnë rreziqe......

Rekord miliarderësh në Indi - Mumbai numëron më shumë të tillë sesa Pekini
Qyteti i Mumbait tani është shtëpia e më shumë miliarderëve sesa Pekini, duke nënvizuar ndikimin ekonomik në rritje të Indisë, ndërsa kryeqyteti botëror i......

Kina nuk është më Eldorado e investimeve - Investimet nga kompanitë amerikane bien me rënien e shitjeve
Bizneset amerikane po shohin se tregtia e tyre me Kinën po zvogëlohet, mes të tjerash mes tensioneve gjeopolitike dhe përpjekjeve të Pekinit për t'u bërë i......