Rekord miliarderësh në Indi - Mumbai numëron më shumë të tillë sesa Pekini

Qyteti i Mumbait tani është shtëpia e më shumë miliarderëve sesa Pekini, duke nënvizuar ndikimin ekonomik në rritje të Indisë, ndërsa kryeqyteti botëror i "pasurisë" mbetet Nju Jorku, sipas listës globale të të pasurve të institutit kërkimor Hurun.
Në krye të listës globale për vitin 2024 është Nju Jorku me 119 miliarderë, i ndjekur nga Londra 97, Mumbai 92, i cili zë vendin e parë në Azi për herë të parë, Pekini 91 dhe Shangai 87. Aktualisht ka 3.279 miliarderë në mbarë botën, një rritje prej 5% nga viti 2023, thekson raporti.
Në renditjen e vendeve, Kina ende kryeson listën me 814 miliarderë, pavarësisht se ka humbur 155 miliarderë në krahasim me vitin 2023. SHBA-të pasojnë në vendin e dytë me 800 miliarderë ndërsa India zë vendin e tretë, me 271 miliarderë dhe 84 anëtarë të rinj në listën e saj.
Vendi i Azisë Jugore është tani ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë pasi PBB-ja u rrit me 8.4% në periudhën tetor-dhjetor, ndërsa bursa e vendit, e shtata më e madhe në botë, tani vlerësohet në më shumë se 4 trilion dollarë. Mukesh Ambani i Indisë, kryetar i ‘India's Reliance Industries’, vazhdon të jetë njeriu më i pasur në Azi dhe i njëmbëdhjeti më i pasuri në botë, me një pasuri prej 110 miliardë dollarësh.
Kina pati përsëri një vit të keq. Krijimi i pasurisë në vend ka pësuar ndryshime të thella në vitet e fundit, me pasurinë e pasurive të paluajtshme dhe miliarderëve të energjisë së rinovueshme në rënie. SHBA, e cila shtoi 109 miliarderë në vitin 2023, ka vetëm 14 miliarderë më pak se Kina, sipas Hurun, me inteligjencën artificiale një shtytës kryesor të rritjes amerikane, tregoi raporti.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kina nuk është më Eldorado e investimeve - Investimet nga kompanitë amerikane bien me rënien e shitjeve
Bizneset amerikane po shohin se tregtia e tyre me Kinën po zvogëlohet, mes të tjerash mes tensioneve gjeopolitike dhe përpjekjeve të Pekinit për t'u bërë i......

Korea e Jugut, 75 mijë dollarë bonus për një fëmijë - Vendi po përballet me një krizë demografike
Sa “kushton” të vendosësh karrierën në fund të listës për të pasur një fëmijë? Sipas kompanisë koreano-jugore të ndërtimit “Booyoung Group”, 75 mijë dollarë.......

OKB: Hedhja e ushqimeve, një tragjedi globale - Një miliard vakte përfundojnë në mbeturina çdo ditë
Familjet hodhën në mbeturina ekuivalentin e një miliard vakte çdo ditë në mbarë botën përgjatë një viti, sipas vlerësimeve të OKB-së, e cila ka denoncuar......

Si mos t’i zhgënjejmë turistët? - Greca: Duhet të krijojmë themelet e një identiteti të sektorit
Tremujori i parë i këtij viti po mbyllet pozitivisht në sektorin e turizmit krahasuar me tremujorin vitit që lamë pas. Teksa ky sektor po ecën më ritme të......

Si do funksionojë bashkimi i fermerëve për qumështin? - Kontratë paraprake me grumbulluesit për shitjen deri në 30% të prodhimit
Ndërsa aplikimet për përfitime nga subvencionet në bujqësi janë hapur më 27 Mars, është publikuar edhe udhëzimi përkatës që specifikon kriteret e......

Fermerët tërhoqën 13 milionë litra naftë - Fondi rekord, përfituan mbi 54 mijë aplikantë
54.217 fermerë kanë përfituar naftë falas për punime të mekanizuara në bujqësi përgjatë vitit 2023. Referuar raportit të monitorimit të buxhetit të Ministrisë......

Çmimi i energjisë për furrat e bukës, nis shqyrtimi - Propozohet aplikimi i 3 fashave, në varësi të produkteve që tregtojnë
Enti Rregullator i Energjisë do të nisë të martën shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e çmimit të energjisë për furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime......

Rezervat ujore përdoren ilegalisht në bujqësi - Pambuku: Na mungojnë statistikat e rezervave ujore në Shqipëri
Në Akademinë e Shkencave është zhvilluar një koferencë me fokus mirëadministrimin e ujërave duke dhënë konbtribut në shkangien e përmbytjeve, risqeve......