Bota Postuar më 30 Mars 2024, 10:24

OKB: Hedhja e ushqimeve, një tragjedi globale - Një miliard vakte përfundojnë në mbeturina çdo ditë

Nga SCAN TV
OKB: Hedhja e ushqimeve, një tragjedi globale - Një miliard vakte

Familjet hodhën në mbeturina ekuivalentin e një miliard vakte çdo ditë në mbarë botën përgjatë një viti, sipas vlerësimeve të OKB-së, e cila ka denoncuar ‘tragjedinë globale’ të mbetjeve ushqimore.

Këto llogaritje për ushqimin, i cili mund të hahet, por hidhet, janë në fund të peshores dhe ‘sasia aktuale mund të jetë shumë më e lartë’, sipas raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin - UNEP mbi indeksin e mbetjeve ushqimore.

Mbetjet e ushqimit, të cilat përbëjnë gati një të pestën e vakteve në dispozicion, janë sinonim i ‘dështimit mjedisor’, sipas autorëve të raportit.

Familjet përbënin 60% të këtyre mbetjeve, ose 631 milionë tonë në botë në një vit nga një miliard total. Shërbimet e kateringut - mensa, restorante, etj. kontribuuan 28% dhe supermarketet, kasapët dhe ushqimoret me 12%. Ato barazohen me më shumë se 1 trilion dollarë në vit që humbasin padrejtësisht, sipas vlerësimeve.

Konsumatorët hedhin produkte që janë krejtësisht të ngrënshme dhe të cilave u ka kaluar data e skadencës. Shumë ushqim humbet gjithashtu për arsye të tjera përveç pakujdesisë së thjeshtë, veçanërisht në vendet në zhvillim, për shembull për shkak të problemeve të ftohjes.

Por në kundërshtim me besimin popullor, mbetjet ushqimore nuk janë vetëm një “problem i vendit të pasur” dhe kjo mund të shihet në të gjithë botën.

Nga ana e biznesit, tani kushton më pak të hedhësh ushqimin sesa të gjesh një alternativë më të qëndrueshme. Është më e shpejtë dhe më e lehtë, sepse taksat mbi mbetjet janë zero ose shumë të ulëta.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat