Fermerët tërhoqën 13 milionë litra naftë - Fondi rekord, përfituan mbi 54 mijë aplikantë

54.217 fermerë kanë përfituar naftë falas për punime të mekanizuara në bujqësi përgjatë vitit 2023. Referuar raportit të monitorimit të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë, edhe për vitin që lamë pas, kërkesa për naftë nga fermerët ka qenë shumë e lartë, ku janë regjistruar rreth 54,691 aplikime ne total.
Referuar raportit, fermerët përfitues kanë tërhequr një sasi prej 12.8 milion litra naftë. Fondi për këtë masë të mbështetjes u shtua gjatë vitit me rreth 1.1 miliard lekë, duke arritur në 2,4 miliard lekë me një realizim prej 91%.
Të gjithë aplikantët e shpallur fitues përfituan në masën 100%. Fondi rezultoi i lirë, sipas AZHBR-së, për shkak të uljes së çmimit të naftës në bursë.
Ndërkohë, sa i takon skemës së subvencioneve 2024, aplikimet e së cilës janë hapur më 27 Mars, do ti jepet sërish prioritet mbështetjes së fermerëve me naftë, por ndryshe nga një vit më parë nuk do të aplikohet më shpërndarja me karta, por paratë do të kalojnë direkt në llogaritë e fermerëve.
Për të përfituar, subjektet aplikuese duhet të plotësojnë duhet të plotësojnë disa kritere, siç janë: Të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim.
Përfitimi për sipërfaqen që kultivohet varion: deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha; Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”. Ministria e Bujqësisë synon që numri i përfituesve këtë vit të rritet.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Çmimi i energjisë për furrat e bukës, nis shqyrtimi - Propozohet aplikimi i 3 fashave, në varësi të produkteve që tregtojnë
Enti Rregullator i Energjisë do të nisë të martën shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e çmimit të energjisë për furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime......

Rezervat ujore përdoren ilegalisht në bujqësi - Pambuku: Na mungojnë statistikat e rezervave ujore në Shqipëri
Në Akademinë e Shkencave është zhvilluar një koferencë me fokus mirëadministrimin e ujërave duke dhënë konbtribut në shkangien e përmbytjeve, risqeve......

Shifra rekord në volumet tregtare portuale Durrës-Porto Romano - Në muajt e parë të vitit 2024 kanë arritur 585 mijë tonë mallra
Viti 2024 ka nisur me rritje të ndjeshme përsa i përket shkëmbimeve tregtare. Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës thekoshet se përgjatë......

Balluku në Vlorë ndjek aksionin e ISHTI për kontrollin e pajisjeve me gaz dhe instalimeve elektrike në strukturat hoteliere!
Në prag të sezonit turistik veror, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion për verifikimin e sigurisë së pajisjeve nën presion dhe......

Harta e shpërndarjes së parave në bujqësi - Vlora mban rekord, blegtoria merr 72 % të fondit
13.2014 fermerë kanë përfituar vitin e kaluar nga masat e mbështetës në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023, apo e thënë ndryshe 95 për qind e......

Politika e taksave të ulëta po merr fund - BE dhe Britania duhet të investojnë në tranzicionin e gjelbër dhe mbrojtjen
Qeveritë e varfëra të Europës duhet të rrisin investimet publike deri në 3% të PBB-së së tyre të kombinuar në vit në vitet e ardhshme. Meqenëse shkurtimet më......

Strategji Kombëtare për Inteligjencën Artificiale - Ngrihet edhe Qendra Qeveritare e Sigurisë Kibernetike, Gov-Soc
Shqipëria pritet të hartojë për herë të parë brenda këtij viti një strategji kombëtare për inteligjencën artificiale. Në Fletoren Zyrtare është publikuar......

Si do shpërndahen 3 milionë euro për Startup-et? - 31 Marsi afati i fundit i aplikimeve, kategoritë që përfitojnë
Çdo individ, i ri, student, shtetas shqiptar, i huaj apo edhe dixhital nomad që ka një ide innovative, mund ta vërë atë në jetë përmes granteve të dhëna nga......