Si do shpërndahen 3 milionë euro për Startup-et? - 31 Marsi afati i fundit i aplikimeve, kategoritë që përfitojnë

Çdo individ, i ri, student, shtetas shqiptar, i huaj apo edhe dixhital nomad që ka një ide innovative, mund ta vërë atë në jetë përmes granteve të dhëna nga Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen. Afati i fundit për aplikim është data 31 Mars 2024 dhe grantet që do të shpërndahen kapin një vlerë prej 3 milionë eurosh.
Të interesuarit për të përfituar nga këto grante duhet të plotësojnë disa kritere ndër të cilayt, të kenë përfunduar vetëdeklarimin në regjistrin elektronik të start up-eve dhe të jenë pajisur me pasaportën e start up-it përpara aplikimit. Stratup-et që do të mbështeten ndahen në tre kategori: faza fillestare (F1); faza e validimit (F2); faza e rritjes (F3).
Start up-et në fazën fillestare, e hershme, mund të jenë individë privatë, vendas ose të huaj, përfshirë nomadin digjital, të cilët kanë plan të vijojnë operacionet e biznesit në Shqipëri; Start up-et në fazën e validimit (F2) dhe fazën e rritjes (F3) duhet të jenë biznes i regjistruar ligjërisht në regjistrin tregtar të Republikës së Shqipërisë dhe jo më të vjetër se 6 vjet në kohën e kërkesës. Aplikantët duhet të kenë përmbushur shlyerjen e detyrimeve tatimore në momentin e kërkesë dhe nuk mund të aplikojnë më shumë se një herë për të njëjtën thirrje. Po ashtu mbështeten me grant lehtësuesit e start up-eve.
Fnancimi nëpërmjet skemës grant 2024 do të mbulojë nga 85%- 100% të kostove të buxhetit për projektet fituese të fazës së parë të zhvillimit të startup-eve. Projektet e shpallura fituese duhet të zbatohen brenda afatit kohor të përcaktuar në thirrjen publike për mbështetje, duke nisur nga data e nënshkrimit të marrëveshjes së fitimit të grantit, midis përfituesit dhe Start up Albania.
Disbursimi i grantit për projektet e shpallura fituese bëhet deri në 3 këste pas përfundimit të periudhës së mbylljes së çdo faze të projektit, kundrejt dorëzimit të faturës/ave të shpenzimeve të kryera dhe dokumentacionit të kërkuar, sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara në rregulloren “Për zbatimin dhe monitorimin e projekteve fituese të thirrjes për masa mbështetëse”.
Kësti i parë: 30% (tridhjetë për qind) të vlerës së fondit menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së grantit; Kësti i dytë: 40% (dyzet për qind) të vlerës së fondit menjëherë pas miratimit nga Start up Albania të raportit përshkrues dhe financiar të fazës së parë; Kësti i tretë: 30% (tridhjetë për qind) të vlerës së fondit pas miratimit nga Start up Albania të raportit përshkrues dhe financiar përfundimtar.
Start up Albania do të kryejë monitorimin e zbatimit të projekteve dhe do të raportojë për mbarëvajtjen e tyre pranë ministrit përgjegjës për sipërmarrjen.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Sekuestrimi i aseteve të Rusisë shkakton kolapsin global - SHBA dhe Britania pro, Franca dhe Gjermania kundër
Një zyrtar i lartë i BE-së deklaroi se ndërsa Brukseli po eksploron rrugë ligjore për të transferuar asetet e ngrira ruse në Ukrainë, ai duhet të rezervojë një......

Sa do të jenë pagat e arsimit dhe shëndetësisë? - Reforma e nisur vitin e kaluar do të finalizohet brenda 2024-ës
Qeveria synon të finalizojë reformën e pagave brenda vitit 2024. Në dokumentin e politikave prioritare 2025-2027, ndër të tjera janë përcaktuar rritjet e......

Inflacioni rriti përdorimin e overdrafteve - Bizneset shfrytëzuan më shumë paradhëniet bankare se individët
Overdrafti është një mjet financiar që përdoret nga individët dhe bizneset për të mbuluar nevojat financiare të papritura si dhe për të rritur likuiditetin.......

Tendenca/ Po mbyllen kreditë në euro, transferohen në lekë - Luhatjet e monedhës së përbashkët, zhvendosën portofolet e kredive në banka
Luhatjet e shumta që po njeh monedha europiane, euro në Shqipëri, po krijon një zhvendosje të portofolit të kredisë në sistemin bankar shqiptar. Muajt e......

'Një katastrofë': Fermerët dhe hotelet po luftojnë për ujin në Spanjë!
Ndërsa kufizimet e ujit të Katalonjës godasin më së shumti fermerët, përpjekjet e industrisë së turizmit për të shpëtuar veten mund të shkaktojnë fërkime.......

Shqiptarët paguan 3,5 mld lekë sigurime në dy muaj - Tregu regjistroi një rritje në bazë vjetore prej 8,14%
Shqiptarët paguan 3,5 miliardë lekë për t’u siguruar gjatë dy muajve të parë të 2024-ës, ndërsa tregu regjistroi një rritje vjetore prej 8,14%. Të dhënat më të......

Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë!
Qeveria italiane ka dëbuar nga vendi rreth 50 persona që thuhet se kanë lidhje me organizatat terroriste që nga 7 tetori. Italia i është bashkuar Francës......

Turizmi i gjumit, tendenca kryesore e 2024 - Merrni pasaportën, syzet e diellit dhe...jastëkun!
Çfarë ju bind të shkoni me pushime? A është një shans për të zbuluar vende të reja? Mendimi i disa javëve të kaluara duke u ngrohur në diell? Apo jeni pjesë e......