Tendenca/ Po mbyllen kreditë në euro, transferohen në lekë - Luhatjet e monedhës së përbashkët, zhvendosën portofolet e kredive në banka

Luhatjet e shumta që po njeh monedha europiane, euro në Shqipëri, po krijon një zhvendosje të portofolit të kredisë në sistemin bankar shqiptar.
Muajt e fundit është vërejtur tendenca që shumë individë dhe biznese të mbyllin para kohe kreditë në euro dhe t’i zëvëndësojnë ato me kredi me lekë.
Kjo tendencë konfirmohet nga Banka e Shqipërisë, që evidenton se te individët, në muajt e fundit është vërejtur një ritëm konstant i kësaj zhvendosje, ndërsa te bizneset ka një rritje më të fortë.
Sa i përket bizneseve, rezulton se vetëm në 3 muajt e fundit të vitit janë mbyllur 90 kredi në euro me një shumë prej 4.6 miliardë lekësh.
Ky numër i lartë i kredive të mbyllura, është 3 herë më i lartë në krahasim me periudhën paraardhëse.
Në kushtet aktuale, pasja e një kredie në lekë është më favorizuese, për faktin se normat e interesit janë më të ulëta sesa për kreditë në euro.
Po ashtu, një faktor ndikues është edhe fakti se sistemi bankar, në aspektin rregullativ, të mundëson ndryshimin e monedhës së kredisë, pa pasur penalitet.
Sondazh

'Një katastrofë': Fermerët dhe hotelet po luftojnë për ujin në Spanjë!
Ndërsa kufizimet e ujit të Katalonjës godasin më së shumti fermerët, përpjekjet e industrisë së turizmit për të shpëtuar veten mund të shkaktojnë fërkime.......

Shqiptarët paguan 3,5 mld lekë sigurime në dy muaj - Tregu regjistroi një rritje në bazë vjetore prej 8,14%
Shqiptarët paguan 3,5 miliardë lekë për t’u siguruar gjatë dy muajve të parë të 2024-ës, ndërsa tregu regjistroi një rritje vjetore prej 8,14%. Të dhënat më të......

Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë!
Qeveria italiane ka dëbuar nga vendi rreth 50 persona që thuhet se kanë lidhje me organizatat terroriste që nga 7 tetori. Italia i është bashkuar Francës......

Turizmi i gjumit, tendenca kryesore e 2024 - Merrni pasaportën, syzet e diellit dhe...jastëkun!
Çfarë ju bind të shkoni me pushime? A është një shans për të zbuluar vende të reja? Mendimi i disa javëve të kaluara duke u ngrohur në diell? Apo jeni pjesë e......

Gjermania, 1.8 milionë vende të lira pune - Ligji i ri për emigrantët me specialitete të specifikuara
Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë - DIHK vlerësojnë se në vend ka 1.8 milionë vende të lira pune në një vend me 83 milionë banorë dhe për këtë arsye......

Automjeti fluturues mbërrin në Europë - Mund të shndërrohet nga një mjet rrugor në një avion brenda 3 minutave
Nga ‘Harry Potter’ te ‘The Jetsons’, automjetet fluturuese kanë qenë tiparet kryesore të filmave fantastiko-shkencor prej vitesh. Por ato ngadalë por me siguri......

Turistët hedhin mbi 1 milion euro në shatërvanin Trevi të Italisë çdo vit. Çfarë ndodh me këto para?!
Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni hedhur një monedhë në shatërvanin e famshëm Trevi. Çdo vit, mbi 1 milion euro përfundojnë në ujin e monumentit......

Protesta të dhunshme në Bruksel - Fermerët ndezin zjarr pranë selisë së BE-së!
Muaj tubimesh janë zhvilluar në të gjithë Europën nga Finlanda në Greqi, Poloni dhe Irlandë. Demonstratat erdhën sërish në krye në Bruksel këtë javë kur......