Gjermania, 1.8 milionë vende të lira pune - Ligji i ri për emigrantët me specialitete të specifikuara

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë - DIHK vlerësojnë se në vend ka 1.8 milionë vende të lira pune në një vend me 83 milionë banorë dhe për këtë arsye Berlini ka paraqitur një plan të organizuar për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga jashtë.
Nga Kolumbia në Filipine në Indi, vendi po kërkon specialistë të certifikuar për të punuar në industri, tregti dhe shërbime. Në të njëjtën kohë, qeveria gjermane me legjislacionin e ri ua lehtëson punëtorëve të tillë emigracionin që nga fillimi i këtij muaji.
Për të tërhequr punëtorë të huaj edhe nga vende të treta, jashtë Bashkimit Europian, Gjermania ndryshoi sërish ligjin e emigracionit këtë vit. Nga data 1 mars 2024, ndër të tjera parashikohet mundësia e qëndrimit në vend për të huajt bazuar në përvojën praktike të punës. Njerëzit nga vendet e treta jo të BE-së tani do të mund të punojnë në Gjermani nëse kanë të paktën dy vjet përvojë pune dhe kanë një kualifikim profesional ose të arsimit të lartë të njohur nga shteti në vendin e tyre të origjinës.
Autoritetet në vend përshëndetën rregulloret e reja si një shtyllë të rëndësishme në trajtimin e hendekut të ounëtorëve të aftë të Gjermanisë. Qeveria po përpiqet të reduktojë barrierat burokratike dhe po e bëjnë Gjermaninë më tërheqëse për punëtorët e huaj të kualifikuar.
Nevoja për punëtorë është aq e madhe sa një delegacion nga Gjermania vizitoi Kolumbinë së fundmi për të rritur bashkëpunimin dhe për të joshur punëtorë të kualifikuar.
Në dhjetor, Berlini nënshkroi një marrëveshje imigracioni me Gjeorgjinë. Një marrëveshje e ngjashme bashkëpunimi e ngushtë me Marokun pasoi në janar 2024. Marrëveshjet janë planifikuar gjithashtu me Kenian, Uzbekistanin dhe Kirgistanin.
Një numër prej 43.000 studentëve indianë që studiojnë në Gjermani janë kontaktuar gjithashtu. Ky është numri më i madh i studentëve të huaj në vend, nga i cili Berlini shpreson të tërheqë një fuqi punëtore në një sërë sektorësh për të plotësuar mungesat.
Dorina Kurtaj /SCAN

Automjeti fluturues mbërrin në Europë - Mund të shndërrohet nga një mjet rrugor në një avion brenda 3 minutave
Nga ‘Harry Potter’ te ‘The Jetsons’, automjetet fluturuese kanë qenë tiparet kryesore të filmave fantastiko-shkencor prej vitesh. Por ato ngadalë por me siguri......

Turistët hedhin mbi 1 milion euro në shatërvanin Trevi të Italisë çdo vit. Çfarë ndodh me këto para?!
Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni hedhur një monedhë në shatërvanin e famshëm Trevi. Çdo vit, mbi 1 milion euro përfundojnë në ujin e monumentit......

Protesta të dhunshme në Bruksel - Fermerët ndezin zjarr pranë selisë së BE-së!
Muaj tubimesh janë zhvilluar në të gjithë Europën nga Finlanda në Greqi, Poloni dhe Irlandë. Demonstratat erdhën sërish në krye në Bruksel këtë javë kur......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi është blerë sot me 95.1 lekë dhe është shitur me 96 lekë duke fituar sërish pikë nga dita e djeshme......

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës, ulje çmimi për pastiçeritë
Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e këtyre subjekteve. Sistemi i ri i faturimit të energjisë......

Si do funksionojë garancia sovrane për fasonët? - “Mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar”
Këshilli Ekonomik Kombëtar ka diskutuar disa nga shqetësimet më aktuale që ka ekonomia dhe biznesi, si nevoja për fuqi punëtore të kualifikuar në sektorin e......

“Kroacia, udhërrëfyes për integrimin në BE” – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko takohet me homologun kroat
Gjatë një takimi me homologun e tij kroat, Boris Vujçiç, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se Kroacia mund të shërbejë si udhërrëfyes në......

Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason!
Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë u......