Shqipëria Postuar më 28 Mars 2024, 13:53

“Kroacia, udhërrëfyes për integrimin në BE” – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko takohet me homologun kroat

Nga SCAN TV
“Kroacia, udhërrëfyes për integrimin në BE”

Gjatë një takimi me homologun e tij kroat, Boris Vujçiç, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se Kroacia mund të shërbejë si udhërrëfyes në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u shpreh se, pavarësisht situatave sfiduese, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe të shënojë progres në thuajse të gjithë treguesit e stabilitetit ekonomik dhe financiar.

Gjithashtu, Sejko vlerësoi se konsolidimi fiskal dhe konvergjenca midis politikave makroekonomike mbeten faktorë përcaktues në zhvillimin e vendeve të rajonit.

Nga ana e tij, Guvernatori Vujçiç vlerësoi se aftësia e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht e Shqipërisë në përballimin e krizave ka qenë mbresëlënëse.

Ai theksoi se këto zhvillime inkurajuese ofrojnë një platformë solide për rritjen ekonomike dhe procesin e konvergjencës me Bashkimin Evropian.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat