174,3 mln euro remitanca në 2 muaj - Dërgesat e emigrantëve në Kosovë, në rritje kundrejt vitit të kaluar

Ndonëse me një rënie të lehtë nga fundi i vitit të kaluar, remitancat në Kosovë kanë regjistruar vlera të larta në dy muajt e parë të 2024-ës. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se dërgesat e emigrantëve në janar arritën vlerën 86.4 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve paraprake për muajin shkurt ishin rreth 87.9 milionë euro, duke arritur kështu vlerën totale prej 174.3 milionë euro.
Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit shkurt kanë qenë përmes institucioneve financiare jobanka me 64.4%, bankave 15.9%, ndërsa nëpërmjet kanaleve të tjera 19.7%.
Në bazë vjetore vërehet një rritje e dërgesave të emigrantëve gjatë dy muajve të parë të vitit. Në periudhën janar-shkurt 2023 u regjistruan 166,1 milionë euro remitanca, ose rreth 8,2 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e vitit 2024.
Dërgesat e emigrantëve në Kosovë për vitin 2023 regjistruan rekordin e gjashtë viteve të fundit duke arritur në rreth 1,344 miliardë euro, ose 10% më shumë se viti paraardhës.
Referuar të gjithë vitit 2023, gushti ishte muaji me vlerën rekord të remitancave prej 141,7 milionë euro, çka lidhet edhe me rikthimin në atdhe të emigrantëve për pushimet verore. Ndërkohë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për dhjetorin, muaji me vlerën e dytë më të lartë vjetore.
Remitancat në Kosovë vijojnë të vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, që përbëjnë rreth 55% të totalit, ndjekur nga SHBA dhe vendet e tjera të Eurozonës.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Shqiptarët “largohen” nga kursimet në valutë - Në rënie edhe ato në lekë. “Tkurren” depozitat në muajin shkurt
Depozitat në paranë e gjerë në muajin shkurt të këtij viti paraqiten me rënie sinjalizojnë shifrat më të fundit nga "Banka e Shqipërisë", duke arritur në......

15 mijë biznese “harrojnë” tatim-fitimin! - Apeli i tatimeve: Afati i fundit për pagesën, 2 prilli. Ja cilat kategori e kanë detyrim
Tatimpaguesit kanë afat deri më datën 2 Prill 2024 për të bërë dorëzimin e pasqyrave financiare, deklarimin dhe pagesën e deklaratës së Tatim......

Miratohen dy centrale diellore - Fuqia totale e instaluar 70.56 MW, do të ndërtohen në zonën e Fierit
Dy centrale fotovoltaike kanë marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave për ndërtimin e tyre. Projektet nuk janë objekt koncesioni, çka do të thotë se nuk......

Cili siguroi një rendiment më të lartë në dekadën e fundit: Bitcoin apo tregu i pronave në Londër?
Kripto-ja më e famshme siguroi një kthim prej pothuajse 5,000% gjatë dekadës së fundit. Tregu i pronave në Londër është dëshmuar të jetë një nga bastet më të......

Energjia, nis investimi 13 mln euro në Vorë-Kamëz - Zëvendësohet nënstacioni 40-vjeçar i Valiasit dhe rrjeti i shpërndarjes
Me një investim prej 13 mln euro, nënstacioni elektrik 40-vjeçar i Valiasit do të zëvendësohet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nënshkroi......

Shqipëria, lider për inovacion në Evropë? - Strategjia/ 22 mln euro do shpërndahen deri në 2030-ën. “Magnet” për investime
Qeveri shqiptare synon që deri në vitin 2030, Shqipëria të ketë një ekosistem sipërmarrës dhe inovativ të njohur globalisht duke u kthyer në një nga vendet......

BE nënshkruan marrëveshjen ‘e ashpër’ për grurin ukrainas - Rriten mundësitë e tarifave
Por rezultati që doli nga negociatat përfaqëson një pozicion të ngurtësuar në krahasim me çfarëdo solidariteti që i është premtuar kombit të shkatërruar nga......

Nju Jorku, tarifa shtesë për automjetet - Synohet reduktimi i trafikut sidomos në Manhatan
Bordi i Autoritetit Metropolitan të Transportit (MTA) miratoi tarifat për programin e çmimeve të mbipopullimit të Manhattan, i pari i këtij lloji në Shtetet e......