Bota Postuar më 28 Mars 2024, 10:21

Nju Jorku, tarifa shtesë për automjetet - Synohet reduktimi i trafikut sidomos në Manhatan

Nga SCAN TV
Nju Jorku, tarifa shtesë për automjetet - Synohet reduktimi i trafikut

Bordi i Autoritetit Metropolitan të Transportit (MTA) miratoi tarifat për programin e çmimeve të mbipopullimit të Manhattan, i pari i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara. Sipas këtij program, qyteti i Nju Jorkut do të vendosë një tarifë ditore prej 15 dollarësh për automjetet e pasagjerëve që lëvizin në Manhatan, duke filluar nga mesi i qershorit. Ndërkohë, do të vendoset tarifë deri në 36 dollarë për kamionë dhe autobusët. Programi ende përballet me një sërë sfidash ligjore, duke përfshirë edhe shtetin e Nju Xhersit.

"Ky program do të reduktojë trafikun në distriktin qendror të biznesit të Manhatanit, do të zvogëlojë ndotjen dhe sigurojë fonde të nevojshme për investimet infrastrukturore," deklaroi Autoriteti Metropolitan i Transportit.

Sipas statistikave, më shumë se 900,000 automjete hyjnë në Distriktin Qendror të Biznesit të Manhatanit çdo ditë, duke ulur shpejtësinë e udhëtimit në rreth 11 km/orë mesatarisht. Qyteti i Nju Jorkut, që ka trafikun më të madh në SHBA-së, me këtë program do të ndjekë Londrën, e cila zbatoi një tarifë të ngjashme në vitin 2003.

Parashikohet se vendosja e këtyre tarifave do të ulë trafikun me 17%, do të përmirësojë cilësinë e ajrit, si dhe do të gjenerojë 1 miliard deri në 1.5 miliardë dollarë në vit.

Drejtuesit e automjeteve të pasagjerëve që hyjnë gjatë natës do të paguajnë 3,75 dollarë dhe motoçikletat do të paguajnë deri në 7,50 dollarë për të hyrë në zonë. Drejtuesit do të tarifohen vetëm një herë në ditë. Përdoruesit e taksive do të paguajnë 1,25 dollarë shtesë, ndërsa përdoruesit e Uber dhe Lyft do të paguajnë 2,50 dollarë për udhëtim në zonën e mbipopulluar.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat