Bota Postuar më 28 Mars 2024, 10:05

Në rrezik 20% e kapacitetit global të rafinimit të naftës - Analiza, presioni për të reduktuar emetimet e karbonit po rritet

Nga SCAN TV
Në rrezik 20% e kapacitetit global të rafinimit të naftës -

Më shumë se një e pesta e kapacitetit global të rafinimit të naftës është në rrezik mbylljeje, thekson një raport i grupit zbuloi të konsulencës së energjisë “Wood Mackenzie”, pasi presioni për të reduktuar emetimet e karbonit po rritet.

Nga 465 rafineri të analizuara, konsulenca renditi rreth 21% të kapacitetit global të rafinimit të vitit 2023 në një rrezik mbylljeje.

Europa dhe Kina janë vendet me rrezik të lartë, duke vënë në rrezik rreth 3.9 milionë fuçi në ditë kapacitet rafinimi, zbuloi raporti.

Janë 11 rafineri europiane që përbëjnë 45% të totalit me rrezik të lartë, thuhet në raport. Rreth 30 rafineri evropiane janë mbyllur tashmë që nga viti 2009, ndërsa rreth janë 90 ende në funksion. Kjo valë mbylljesh është shkaktuar konkurrenca e rafinerive më të reja dhe komplekse në Lindjen e Mesme dhe Azi, si dhe nga ndikimi i pandemisë COVID-19.

Marzhet e karburanteve pritet të dobësohen deri në fund të kësaj dekade, pasi kërkesa është në rënie, ndërkohë që taksat e pritshme të karbonit gjithashtu duhet të fillojnë të ulen. Kostot operative mund të rriten aq shumë sa "mbyllja mund të jetë opsioni i vetëm", vëren raporti.

Ndërkohë, rafineria e madhe e naftës Dangote e Nigerisë me kapacitet deri në 650,000 fuçi në ditë ,mund t'i japë fund tregtisë disa vjeçare të karburanteve nga Europa në Afrikë me vlerë 17 miliardë dollarë në vit, duke rritur presionin mbi rafineritë europiane tashmë në rrezik të mbylljes nga konkurrenca e shtuar.

Shtatë vendet me rrezik të lartë në Kinë janë rafineri të pavarura në shkallë të vogël. Këto rafineri i nënshtrohen rregullave më të rrepta të qeverisë dhe konkurrojnë me zona më të mëdha të integruara që janë zakonisht në pronësi të shtetit dhe më komplekse.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video