Akademi për profesionistët që shërbejnë në aviacion - Balluku: Do hapet në bashkëpunim me ICAO, 14 mln euro në dispozicion

Në Vlorë do të hapet akademia profesionale për përgatitjen e profesionistëve që shërbjnë në aviacionin civil. Nga konferenca Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Prfesional, zv. Kryeministrja Belinda Balluku bëri me dije se në funksion të kësaj akademie do të jenë 14 mln euro, ndërsa iu bëri thirrje të rinjve të zgjedhin arsimin profesional, si një garanci për t’u futur në tregun e punës.
"Vetëm para pak javësh kam takuar një nga akademitë më prestigjioze të Anglisë përsa i përket aviacionit, përgatitjes së trupës e cila shërben në aviacion duke nisur nga shërbimet e ground-it, që quajmë ne edhe deri tek stiuardët dhe stjuardesat. Ka zgjedhur Shqipërinë, në një bashkëpunim me ICAO, Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, pasi e shikojnë si një treg të konsoliduar në rritje. Kanë zgjedhur që në Shqipëri, bashkë me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, të ngrenë një nga akademitë më të rëndësishme europiane e cila do të financohet nga ICAO me 1 euro për pasagjer. Një euro për pasagjer, gjatë vitit ju e kuptoni që vetëm me vizitorët e turizmit flitet për mbi 14 milionë euro të cilat do të jenë në dispozicion të kësaj akademie që do të vendoset në Vlorë”, - tha Balluku.
Balluku u ndal dhe te investimet në shkollat profesionale, duke theksuar se që nga viti 2015 ka patur rritje të buxhetit të shtetit, nga 12.2 mln lekë, në 33 mln lekë që është buxheti i vitit 2024.
"Ne ndërkohë sot ne kemi 30 shkolla të shpërndara nga Kukësi deri në Sarandë, të cilat, një pjesë e tyre kanë përfituar nga investimet e qeverisë dhe të donatorëve, por që tashmë kjo do të shtrihet në secilën nukël ku ne kemi shkollat profesionale. Gjithashtu, duhet pasur parasysh që shkollat profesionale për ne bëjnë pjesë edhe në politikën e Qeverisë për rijetëzimin e zonave rurale. Aty ku ne kërkojmë që banorët e zonës të kenë një arsye për të vazhduar jetën duke mos abandonuar fshatin për të ardhur në Tiranë apo nga ana tjetër duke identifikuar se çfarë veçorie kanë këto zona rurale dhe sesi këto zona rurale mund të përdoren si nukla të mirëfillta ekonomike dhe jo vetëm bazuar në bujqësi."
Paralelisht, Balluku njoftoi gjithashtu se do të hapet konkursi i ri për punësimin e elektricistëve në OSHEE për moshat 25 -30 vjeç.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Çudia e valutave, “fundos” lekun! - Rritje e ndjeshme e euros dhe dollarit. Ekspertët: Efekt i përkohshëm
Të mërkurën në mesditë tregu i këmbimit valutor në Shqipëri regjistroi një trajektore të paparë. Leku është zhvlerësuar ndjeshëm sidomos kundrejt euros, por......

Skema e re/ “Dynden” fermerët, 8200 aplikime në pak orë - Jaupllari: Formalizimi, elementi kryesor për subvencion
Në nisje të aplikimeve për mbështetje financiare në bujqësi, interesi ka qënë mjaft i lartë nga fermerët. Deri në orën 12:30 minuta janë shënuar 8200 aplikime.......

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë - ARRSH informon mbi ecurinë e punimeve!
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ecuria e punimeve në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë loti 1, po ecën me......

AKSHI, 279 milionë lekë tender për inteligjencë artificiale - Nga përgatitja e akteve, te gjenerimi i raporteve. Përse do të shërbejë në institucionet shqiptare?
Me zhvillimet e shpejta teknologjike, “Agjenda Digjitale Shqipëri 2022-2026”, do të nxisë investimet në zonat kyçe të informatikës së avancuar dhe përpunimit......

Fasha të reja të tatimit mbi pagat - Reduktim taksash për të mirëpaguarit, lehtësi edhe për kategori të tjera
Të gjithë punonjësit me paga të larta në sektorin publik apo privat do të përfitojnë reduktim të tatimit, i cili përkthehet në një shtesë të të ardhurave......

Sa do të jetë shtesa në pagë për administratën? - Nga mjekët tek mësuesit, 6 kategoritë që përfitojnë rritje nga 1 Korriku 2024
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror......

A do të jetë i detyrueshëm kalimi i pensioneve në bankë nga 1 prilli? - Bregu: Shërbimi i pagesave me kartë, zero kosto
Duke filluar nga data 1 prill nis zbatimin, ligji për llogarinë e pagesave bazë. Për SCAN TV Ledia Bregu, drejtoreshë e sistemit të pagesave në Bankën e......

Qeveria siguron 8,5 mld lekë në tregun e brendshëm - Interesat e bonove 12-mujore u rritën lehtë në 3,65% ankandin e fundit
Qeveria sërish ka siguruar borxh me interes të ulët në tregun e brendshëm. Në ankandin e fundit të bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor u blenë 8,5......