Miratohen dy centrale diellore - Fuqia totale e instaluar 70.56 MW, do të ndërtohen në zonën e Fierit

Dy centrale fotovoltaike kanë marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave për ndërtimin e tyre. Projektet nuk janë objekt koncesioni, çka do të thotë se nuk përfitojnë nga masat mbështetëse që parashikohen nga legjislacioni në fuqi, për nxitjen e burimeve të rinovueshme të energjisë, që përfshijnë lehtësim në sigurimin e dokumentacionit apo blerje të garantuar të energjisë së prodhuar.
Projekti për centralin e parë parashikon një kapacitet të instaluar prej 40.56 MW, me vendodhje në Sheq Marinas të Fierit. Ndërkohë që, centrali I dytë parashikon një fuqi të instaliar prej 30 MW dhe do të jetë I pozicionuar në fshatin Povelçë, në Fier.
Në fakt, viti 2024 ka nisur me një interes të lartë nga investitorët për centrale të mëdhenj fotovoltaikë. Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deri më tani janë dorëzuar pranë këtij dikasteri 11 aplikime.
Referuar interesit të shprehur pranë këtij dikasteri, fuqia totale e instaluar e projekteve të paraqitur është mbi 404 MW. Në rast të finalizimit të procedurave, këto projekte nuk do të jenë përfituese të masave mbështetëse të qeverisë.
Interesi për investime në energji diellore ka disa vite që ka ardhur në rritje nga ana e investitorëve privatë, ndërkohë që një pjesë e kërkesave janë pranuar, ndërsa të tjera jo.
Aktualisht, energjia diellore nga impiantet e mëdhenj është pak e shfrytëzuar në vendin tonë, teksa kapaciteti total i instaluar është vetëm 40 MW.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Cili siguroi një rendiment më të lartë në dekadën e fundit: Bitcoin apo tregu i pronave në Londër?
Kripto-ja më e famshme siguroi një kthim prej pothuajse 5,000% gjatë dekadës së fundit. Tregu i pronave në Londër është dëshmuar të jetë një nga bastet më të......

Energjia, nis investimi 13 mln euro në Vorë-Kamëz - Zëvendësohet nënstacioni 40-vjeçar i Valiasit dhe rrjeti i shpërndarjes
Me një investim prej 13 mln euro, nënstacioni elektrik 40-vjeçar i Valiasit do të zëvendësohet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nënshkroi......

Shqipëria, lider për inovacion në Evropë? - Strategjia/ 22 mln euro do shpërndahen deri në 2030-ën. “Magnet” për investime
Qeveri shqiptare synon që deri në vitin 2030, Shqipëria të ketë një ekosistem sipërmarrës dhe inovativ të njohur globalisht duke u kthyer në një nga vendet......

BE nënshkruan marrëveshjen ‘e ashpër’ për grurin ukrainas - Rriten mundësitë e tarifave
Por rezultati që doli nga negociatat përfaqëson një pozicion të ngurtësuar në krahasim me çfarëdo solidariteti që i është premtuar kombit të shkatërruar nga......

Nju Jorku, tarifa shtesë për automjetet - Synohet reduktimi i trafikut sidomos në Manhatan
Bordi i Autoritetit Metropolitan të Transportit (MTA) miratoi tarifat për programin e çmimeve të mbipopullimit të Manhattan, i pari i këtij lloji në Shtetet e......

Në rrezik 20% e kapacitetit global të rafinimit të naftës - Analiza, presioni për të reduktuar emetimet e karbonit po rritet
Më shumë se një e pesta e kapacitetit global të rafinimit të naftës është në rrezik mbylljeje, thekson një raport i grupit zbuloi të konsulencës së energjisë......

“Thembra e Akilit” e Emmanuel Macron - Rritja e deficitit buxhetor në 5.5% të PBB-së, goditje për imazhin reformist
Deficiti buxhetor i Francës po del jashtë kontrollit, duke minuar besueshmërinë e presidentit Macron si një reformator ekonomik. Sipas zyrës së statistikave,......

Europa përdor kursimet si “armë” kryesore - Depozitat në Eurozonë arrijnë në 8.4 trilionë euro
Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian vlerësojnë se pasuria e familjeve e investuar ose në aksione vendase ose në obligacione mund të mbyllë......