Shqipëria Postuar më 28 Mars 2024, 13:04

Shqiptarët “largohen” nga kursimet në valutë - Në rënie edhe ato në lekë. “Tkurren” depozitat në muajin shkurt

Nga SCAN TV
Shqiptarët “largohen” nga kursimet në valutë -

Depozitat në paranë e gjerë në muajin shkurt të këtij viti paraqiten me rënie sinjalizojnë shifrat më të fundit nga "Banka e Shqipërisë", duke arritur në nivelin e 1.31 trilionë lekëve, nga 1.32 trilionë lekë që ishin gjatë muajit janar . Në terma mujorë rezulton që totali i depozitave të ketë pësuar një rënie të lehtë me 0.4%. Në vlerë kjo tkurrje e depozitave përkthehet në afro 128 milionë euro.

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi kanë ndryshuar depozitat sipas monedhës. Vlera totale e depozitave në lekë në muajin shkurt të këtij viti arriti në afro 591 miliardë lekë, ndërsa vlera e depozitave në valutë ishte 723 miliardë.

Krahasuar me muajin paraardhës depozitat si në lekë edhe në valutë kanë pësuar rënie, ku rënia ishte më e ndjeshme tek këto të fundit. Shifrat tregojnë se depozitat në paranë e gjerë në lekë kanë zbritur pranë 591 miliardë lekëve, nga 593 miliardë që ishin në muajin janar në rënie me vetëm 0.25% në terma mujorë.

Nga ana tjetër, depozitat në valutë kanë zbritur pranë 723 miliardë lekëve, nga 724 miliardë lekë që ishin gjatë muajit pararendës, duke u tkurrur me 0.5%, sinjalizojnë të dhënat e "Bankës së Shqipërisë". Kjo rënie e ndjeshme e depozitave në valutë vjen edhe si pasojë luhatjes së vazhdueshme të kursit të këmbimit.

Por, krahas rënies së depozitave edhe paraja e gjerë në tërësi ka pësuar rënie gjë që e reflektojnë edhe agregatët monetarë të cilët janë paraqitur me rënie përveç depozitave me afat të cilat u rritën me rritje prej 1.54%. Sipas analizës tkurrja e depozitave gjatë këtij muaji u ndikua kryesisht nga rënia e depozitave të bizneseve (Korporata jofinanciare private), që u reduktua me 157 milionë euro, ose 12.5% më pak.

Armela Duka/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat