Shqipëria, me park teknologjik dhe shkencor - Korporata e Investimeve Shqiptare, në rolin e zhvilluesit të "DURANA Tech Park"

Një park teknologjik dhe shkencor do të ngrihet pranë qytetit të Durrësit. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave vendosi hapjen e ketij parku në një sipërfaqe prej 140 400 metër katrorë në zonën e Xhafzotajt, që do të quhet "DURANA Tech Park".
Parku do të ketë për funksion kryerjen e sërë veprimtarish në fushën e programimit, të sistemeve të komunikimit dhe sigurisë, kërkimit të programeve inovative dhe veprimtari të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit. Konkretisht, në fushën e programimit është parashikuar të realizohet analiza e kërkesave të sistemeve softë are, projektimi i arkitekturës dhe dizenjimi i detajuar i tyre, zhvillimi, mirëmbajtja dhe testimi i sistemeve softë are.
Në fushën e komunikimit dhe sigurisë, do të kryhen analiza, projektimi, zbatimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të komunikimit të rrjetit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit, projektimi dhe zhvillimi i sistemeve të sigurisë, transferimi i të dhënave dhe infrastrukturës përkatëse nga një teknologji e vjetër në një të re.
Ndërsa në fushën e kërkimit, ky park do të përfshijë kërkimin, testimin e aktiviteteve që përfshijnë teknologjitë robotike, pajisjet dhe sistemet që përdorin sisteme të kompjuterizuara kontrolli apo kërkim në programe inovative.
Përmes investimeve të vazhdueshme strategjike në projekte të kësaj natyre, Shqipëria kërkon të përshtatet me trendet e ndryshme globale, të përparojë në teknologji dhe të ketë një rol të rëndësishëm në tregun rajonal dhe europian.
Shtetet po orientohen gjithnjë e më tepër drejt investimit në fushën e inovacionit, pasi ky i fundit nxit zhvillimin ekonomik, progresin shoqëror, përmirëson konkurrueshmërisë, produktivitetin, cilësinë e jetës dhe ndihmon në adresimin e sfidave të caktuara shoqërore.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Kreditimi prek rekord në shkurt - Huaja e re shënon rritje si për biznesin, ashtu edhe për individët
Kredia e re gjatë muajit shkurt të këtij viti fiksohet pranë 29.3 miliardë lekëve, që është edhe niveli më i lartë që prej shkurtit të vitit 2016, kur kredia e......

174,3 mln euro remitanca në 2 muaj - Dërgesat e emigrantëve në Kosovë, në rritje kundrejt vitit të kaluar
Ndonëse me një rënie të lehtë nga fundi i vitit të kaluar, remitancat në Kosovë kanë regjistruar vlera të larta në dy muajt e parë të 2024-ës. Të dhënat e......

Shqiptarët “largohen” nga kursimet në valutë - Në rënie edhe ato në lekë. “Tkurren” depozitat në muajin shkurt
Depozitat në paranë e gjerë në muajin shkurt të këtij viti paraqiten me rënie sinjalizojnë shifrat më të fundit nga "Banka e Shqipërisë", duke arritur në......

15 mijë biznese “harrojnë” tatim-fitimin! - Apeli i tatimeve: Afati i fundit për pagesën, 2 prilli. Ja cilat kategori e kanë detyrim
Tatimpaguesit kanë afat deri më datën 2 Prill 2024 për të bërë dorëzimin e pasqyrave financiare, deklarimin dhe pagesën e deklaratës së Tatim......

Miratohen dy centrale diellore - Fuqia totale e instaluar 70.56 MW, do të ndërtohen në zonën e Fierit
Dy centrale fotovoltaike kanë marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave për ndërtimin e tyre. Projektet nuk janë objekt koncesioni, çka do të thotë se nuk......

Cili siguroi një rendiment më të lartë në dekadën e fundit: Bitcoin apo tregu i pronave në Londër?
Kripto-ja më e famshme siguroi një kthim prej pothuajse 5,000% gjatë dekadës së fundit. Tregu i pronave në Londër është dëshmuar të jetë një nga bastet më të......

Energjia, nis investimi 13 mln euro në Vorë-Kamëz - Zëvendësohet nënstacioni 40-vjeçar i Valiasit dhe rrjeti i shpërndarjes
Me një investim prej 13 mln euro, nënstacioni elektrik 40-vjeçar i Valiasit do të zëvendësohet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nënshkroi......

Shqipëria, lider për inovacion në Evropë? - Strategjia/ 22 mln euro do shpërndahen deri në 2030-ën. “Magnet” për investime
Qeveri shqiptare synon që deri në vitin 2030, Shqipëria të ketë një ekosistem sipërmarrës dhe inovativ të njohur globalisht duke u kthyer në një nga vendet......