Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason!

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë u bë e ditur nga Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Mete theksoi faktin se ky instrument në ndihmë në sektorit fason parashikohet të jetë me terma më pozitivë dhe lehtësues se sa garancitë sovrane që qeveria ka ndërmarrë në periudhën e pandemisë.
“Presim ta kalojmë në qeveri javën tjetër për të përcaktuar detajet, të cilat do të jenë ndoshta edhe më pozitive se sa kanë qenë garancitë sovrane në kohën e pandemisë. Po flasim për një garanci që mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, për një marzh 1.5 apo 2%, për një “grace period” rreth 9 muaj dhe që besojmë se, qoftë për pjesën e investimeve, qoftë për pjesën e lëndës së parë që ka pasur nevojë sektori, do të jetë ndihmuese”, u shpreh Ministri.
Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se sektori i industrisë përpunuese ka patur trajtim të përshpejtuar si në rastin e rimbursimit të TVSH-së, ashtu edhe sa i përket veprimeve me llogaritë e tyre. Mete theksoi se në përgjithësi, në fund të vitit të kaluar, niveli i rimbursimeve të prapambetura të TVSH-së për biznesit rezultoi zero.
“Për sektorë të veçantë, po i referohem përsëri fasonit meqenëse ka qenë në vëmendje, kemi pasur diskutim të frytshëm besoj për ndërveprimin që ata kanë me fiskun, qoftë me Tatimet, qoftë me Doganat, duke marrë angazhimin që të lehtësohen dhe thjeshtohen procedurat kur vjen puna te rimbursimi i TVSH-së apo në rastet e ndërveprimit për llogaritë e tyre. Duhet theksuar se vitin e kaluar kemi zero rimbursime TVSH-je të prapambetura në të gjithë sektorët e veçanërisht në këta që janë sektorë prioritarë kur vjen puna në trajtimin fiskal të tyre”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, Mete risolli në vëmendje rritjen e vlerësimit të Shqipërisë nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor’s, vlerësim që certifikon momentin e mirë ekonomik të vendit, ndikon në reputacionin e tij dhe aksesin në tregjet ndërkombëtare, në koston kreditimit dhe aksesin në financë, si edhe në tregun e brendshëm sa i përket kreditimit.
“Është certifikim i një trendi dhe ecurie afatgjatë që, duke parë tani edhe shifrat e fundit të investimeve të huaja, që praktikisht janë shifra rekord, kombinuar edhe me shifrat pozitive dhe në rritje të turizmit, japin besimin që ky trend pozitiv dhe ky konsolidim i financave publike, më tej qëndrueshmëria e këtij trendi, do të vazhdojë”, u shpreh Ministri.
Sipas tij, është e rëndësishme momenti i mirë ekonomik që po kalon vendi të përkthehet në mbështetje të shtuar për sektorët e ekonomisë dhe për shtresa të caktuara, për një rritje ekonomike sa më gjithëpërfshirëse. Në këtë kuadër, ai tha se rritja e mëtejshme e pagave që pritet të ndodhë së shpejti i përgjigjet pikërisht këtij synimi, ashtu si edhe lehtësitë fiskale që po diskutohen për disa nga kategoritë e të punësuarve.
SCAN
Sondazh

Shqipëria, me park teknologjik dhe shkencor - Korporata e Investimeve Shqiptare, në rolin e zhvilluesit të "DURANA Tech Park"
Një park teknologjik dhe shkencor do të ngrihet pranë qytetit të Durrësit. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave vendosi hapjen e ketij parku në një......

Kreditimi prek rekord në shkurt - Huaja e re shënon rritje si për biznesin, ashtu edhe për individët
Kredia e re gjatë muajit shkurt të këtij viti fiksohet pranë 29.3 miliardë lekëve, që është edhe niveli më i lartë që prej shkurtit të vitit 2016, kur kredia e......

174,3 mln euro remitanca në 2 muaj - Dërgesat e emigrantëve në Kosovë, në rritje kundrejt vitit të kaluar
Ndonëse me një rënie të lehtë nga fundi i vitit të kaluar, remitancat në Kosovë kanë regjistruar vlera të larta në dy muajt e parë të 2024-ës. Të dhënat e......

Shqiptarët “largohen” nga kursimet në valutë - Në rënie edhe ato në lekë. “Tkurren” depozitat në muajin shkurt
Depozitat në paranë e gjerë në muajin shkurt të këtij viti paraqiten me rënie sinjalizojnë shifrat më të fundit nga "Banka e Shqipërisë", duke arritur në......

15 mijë biznese “harrojnë” tatim-fitimin! - Apeli i tatimeve: Afati i fundit për pagesën, 2 prilli. Ja cilat kategori e kanë detyrim
Tatimpaguesit kanë afat deri më datën 2 Prill 2024 për të bërë dorëzimin e pasqyrave financiare, deklarimin dhe pagesën e deklaratës së Tatim......

Miratohen dy centrale diellore - Fuqia totale e instaluar 70.56 MW, do të ndërtohen në zonën e Fierit
Dy centrale fotovoltaike kanë marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave për ndërtimin e tyre. Projektet nuk janë objekt koncesioni, çka do të thotë se nuk......

Cili siguroi një rendiment më të lartë në dekadën e fundit: Bitcoin apo tregu i pronave në Londër?
Kripto-ja më e famshme siguroi një kthim prej pothuajse 5,000% gjatë dekadës së fundit. Tregu i pronave në Londër është dëshmuar të jetë një nga bastet më të......

Energjia, nis investimi 13 mln euro në Vorë-Kamëz - Zëvendësohet nënstacioni 40-vjeçar i Valiasit dhe rrjeti i shpërndarjes
Me një investim prej 13 mln euro, nënstacioni elektrik 40-vjeçar i Valiasit do të zëvendësohet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nënshkroi......