Shqiptarët paguan 3,5 mld lekë sigurime në dy muaj - Tregu regjistroi një rritje në bazë vjetore prej 8,14%

Shqiptarët paguan 3,5 miliardë lekë për t’u siguruar gjatë dy muajve të parë të 2024-ës, ndërsa tregu regjistroi një rritje vjetore prej 8,14%. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se, në rritje ka qenë edhe numri i kontratave të sigurimit të lidhura, që gjatë kësaj periudhe arriti në 204,626.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.28% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.72% dhe risigurimi me 0.003% .Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.64% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.36% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-shkurt 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,286 miliardë lekë, ose 19.03% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën regjistruan një vlerë prej 815 milionë lekë. Primet e sigurimit në këtë kategori arritën në rreth 2 miliardë lekë, ose 9.76% më shumë.
Produkti MTPL e brendshme, pati një rritje prej 11.24% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, shoqëruar gjithashtu edhe me rritje vjetore të numrit të kontratave prej 11%.
Produkti Karton Jeshil pati një ulje prej 1.59% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, çka u shoqërua me rritje të numrit të kontratave prej 21.93%. Vëllimi i primeve të shkruara bruto për sigurimin kufitar pati një rritje 7.23%, ashtu si edhe numri i kontratave me 9.19%.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë!
Qeveria italiane ka dëbuar nga vendi rreth 50 persona që thuhet se kanë lidhje me organizatat terroriste që nga 7 tetori. Italia i është bashkuar Francës......

Turizmi i gjumit, tendenca kryesore e 2024 - Merrni pasaportën, syzet e diellit dhe...jastëkun!
Çfarë ju bind të shkoni me pushime? A është një shans për të zbuluar vende të reja? Mendimi i disa javëve të kaluara duke u ngrohur në diell? Apo jeni pjesë e......

Gjermania, 1.8 milionë vende të lira pune - Ligji i ri për emigrantët me specialitete të specifikuara
Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë - DIHK vlerësojnë se në vend ka 1.8 milionë vende të lira pune në një vend me 83 milionë banorë dhe për këtë arsye......

Automjeti fluturues mbërrin në Europë - Mund të shndërrohet nga një mjet rrugor në një avion brenda 3 minutave
Nga ‘Harry Potter’ te ‘The Jetsons’, automjetet fluturuese kanë qenë tiparet kryesore të filmave fantastiko-shkencor prej vitesh. Por ato ngadalë por me siguri......

Turistët hedhin mbi 1 milion euro në shatërvanin Trevi të Italisë çdo vit. Çfarë ndodh me këto para?!
Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni hedhur një monedhë në shatërvanin e famshëm Trevi. Çdo vit, mbi 1 milion euro përfundojnë në ujin e monumentit......

Protesta të dhunshme në Bruksel - Fermerët ndezin zjarr pranë selisë së BE-së!
Muaj tubimesh janë zhvilluar në të gjithë Europën nga Finlanda në Greqi, Poloni dhe Irlandë. Demonstratat erdhën sërish në krye në Bruksel këtë javë kur......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi është blerë sot me 95.1 lekë dhe është shitur me 96 lekë duke fituar sërish pikë nga dita e djeshme......

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës, ulje çmimi për pastiçeritë
Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e këtyre subjekteve. Sistemi i ri i faturimit të energjisë......