Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Shqipëria Postuar më 29 Mars 2024, 12:41

Sa do të jenë pagat e arsimit dhe shëndetësisë? - Reforma e nisur vitin e kaluar do të finalizohet brenda 2024-ës

Nga SCAN TV
Sa do të jenë pagat e arsimit dhe shëndetësisë? -

Qeveria synon të finalizojë reformën e pagave brenda vitit 2024. Në dokumentin e politikave prioritare 2025-2027, ndër të tjera janë përcaktuar rritjet e pagave për sistemin arsimor, atë shëndetësor, si edhe pushtetin vendor.

Sipas këtij dokumenti, paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht do të shkojë rreth 107.257 lekë/muaj, ose rreth 900 euro/muaj në fund të vitit 2024.

Por, një rritje e konsiderueshme e pagës do të kryhet për punonjësit në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë. Më konkretisht, punonjësit mësimorë parauniversitarë do të kenë një rritje page në masën 31.3%, e cila do të përcjellë një rritje kumulative për këta mësues në masën 38%, ose në vlerë është në masën 28.900 lekë/muaj, duke e çuar pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104.800 lekë/muaj.

Në sektorin e shëndetësisë pagat e mjekëve specialistë janë rritur ndjeshëm duke e çuar pagën mesatare bruto deri në 174.000 lekë/muaj. Në vitin 2024, fokusi i reformës në këtë sektor do të jenë pagat për mjekët e familjes dhe infermierët.

Në vitin 2023, mjeku i përgjithshëm mori një rritje page në masën 7% ose në vlerë në masën 6.000 lekë/muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 20.000 lekë/muaj. Rritja kumulative e pages mesatare të mjekut të përgjithshëm është 25% dhe shkon deri në 131.000 lekë/muaj.

Në vitin 2023, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë morën një rritje pagë në masën 7% ose në vlerë në masën 3.600 lekë/muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 15.000 lekë/muaj. Rritja kumulative e pagës mesatare të infermierit është 27% dhe shkon deri në 87.000 lekë/muaj.

Gjithashtu, do të rriten pagat edhe për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore duke synuar ngushtimin e hendekut që ekziston midis kësaj kategorie dhe nëpunësve të institucioneve qendrore.

Për këtë arsye, pagat do të ristrukturohen në tre grupe (Tirana + 2) me diferencë vetëm 10% nga njeri-tjetri për nivelet e pagave. Reforma e plotë e pagave, që po vijon nga vitit 2023, e shtrirë përgjatë dy viteve arrin një kosto prej rreth 39 miliardë lekë dhe përfitojnë 130 mijë punonjës.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat