Inflacioni rriti përdorimin e overdrafteve - Bizneset shfrytëzuan më shumë paradhëniet bankare se individët

Overdrafti është një mjet financiar që përdoret nga individët dhe bizneset për të mbuluar nevojat financiare të papritura si dhe për të rritur likuiditetin. Për bizneset, overdrafti ofron një mjet të menjëhershëm për të përballuar mungesat e shkurtra të likuiditetit. Kryesisht këtë formë financimi e përdorin bizneset që operojnë në industritë me fluks të paqëndrueshëm të të ardhurave si psh restorantet, startup-et etj.
Nga ana tjetër, për individët overdrafti mund të jetë një alternativë për të likuiduar pagesat e vonuara ose për të përballuar emergjenca financiare të papritura. Por, pavarësisht nga qëllimi i përdorimit është e rëndësishme që individët dhe bizneset të kuptojnë kushtet dhe kufizimet e përdorimit të overdraftit për të shmangur kostot e tepërta.
‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë për të kuptuar qasjen e individëve dhe bizneseve ndaj overdraftit, sipas monedhës së përdorimit. Shifrat tregojnë se në muajin shkurt të këtij viti, vlera e paradhënieve bankare të përdorura nga individët ishte 7.4 miliardë lekë nga 7.2 miliardë lekë të huazuara në muajin janar, duke konstatuar kështu një rritje mujore me 1.5%, ndërkohë që krahasuar me një vit më parë kjo rritje vlerësohet në 7%.
Periudha ku individët shfrytëzuan më shumë overdraftet përkon me fundin e vitit 2023, konkretisht gjatë muajit dhjetor, vlera e overdrafteve arriti në 8 miliardë lekë. Rritja e shfrytëzimit të overdrafteve nga individët mund të ketë ardhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve konsumatore për shkak të inflacionit. Ndryshe nga overdraftet në lekë që kanë pësuar rritje, ato në monedhën europiane kanë shfaqur një rënie të lehtë.
Përsa i përket kategorisë së dytë që përdorin overdraft, pra bizneset, në muajin shkurt morën 7.4 miliardë lekë, ose 14% më shumë se në muajin janar. Në të kundërt nga individët, bizneset shfaqën më pak interes për të shfrytëzuar overdraftet në monedhën europiane vlera e të cilave paraqitet me rënie mujore 2% ndërsa krahasuar me një vit më parë kjo rënie rezulton të jetë vetëm 0.12%.
Në fund të analizës konkludojmë se vlera e overdrafteve në lekë të përdorura si nga individët dhe nga bizneset është rritur ndërkohë që vlera e overdrafteve në monedhë të huaj ka rënë dhe kjo shpjegohet nga luhatjet e kursit të këmbimit ku leku është është forcuar ndërsa euro është zhvlerësuar .
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Tendenca/ Po mbyllen kreditë në euro, transferohen në lekë - Luhatjet e monedhës së përbashkët, zhvendosën portofolet e kredive në banka
Luhatjet e shumta që po njeh monedha europiane, euro në Shqipëri, po krijon një zhvendosje të portofolit të kredisë në sistemin bankar shqiptar. Muajt e......

'Një katastrofë': Fermerët dhe hotelet po luftojnë për ujin në Spanjë!
Ndërsa kufizimet e ujit të Katalonjës godasin më së shumti fermerët, përpjekjet e industrisë së turizmit për të shpëtuar veten mund të shkaktojnë fërkime.......

Shqiptarët paguan 3,5 mld lekë sigurime në dy muaj - Tregu regjistroi një rritje në bazë vjetore prej 8,14%
Shqiptarët paguan 3,5 miliardë lekë për t’u siguruar gjatë dy muajve të parë të 2024-ës, ndërsa tregu regjistroi një rritje vjetore prej 8,14%. Të dhënat më të......

Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë!
Qeveria italiane ka dëbuar nga vendi rreth 50 persona që thuhet se kanë lidhje me organizatat terroriste që nga 7 tetori. Italia i është bashkuar Francës......

Turizmi i gjumit, tendenca kryesore e 2024 - Merrni pasaportën, syzet e diellit dhe...jastëkun!
Çfarë ju bind të shkoni me pushime? A është një shans për të zbuluar vende të reja? Mendimi i disa javëve të kaluara duke u ngrohur në diell? Apo jeni pjesë e......

Gjermania, 1.8 milionë vende të lira pune - Ligji i ri për emigrantët me specialitete të specifikuara
Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë - DIHK vlerësojnë se në vend ka 1.8 milionë vende të lira pune në një vend me 83 milionë banorë dhe për këtë arsye......

Automjeti fluturues mbërrin në Europë - Mund të shndërrohet nga një mjet rrugor në një avion brenda 3 minutave
Nga ‘Harry Potter’ te ‘The Jetsons’, automjetet fluturuese kanë qenë tiparet kryesore të filmave fantastiko-shkencor prej vitesh. Por ato ngadalë por me siguri......

Turistët hedhin mbi 1 milion euro në shatërvanin Trevi të Italisë çdo vit. Çfarë ndodh me këto para?!
Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni hedhur një monedhë në shatërvanin e famshëm Trevi. Çdo vit, mbi 1 milion euro përfundojnë në ujin e monumentit......