Harta e shpërndarjes së parave në bujqësi - Vlora mban rekord, blegtoria merr 72 % të fondit

13.2014 fermerë kanë përfituar vitin e kaluar nga masat e mbështetës në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023, apo e thënë ndryshe 95 për qind e aplikantëve.
Referuar raportit të monitorimit të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2023, bëhet me dije se për herë të parë, të gjitha aplikimet e rregullta kanë përfituar dhe janë disbursuar 100%. Kjo për shkak se pati një rritje të ndjeshme të fondeve për masat e mbështetjes, që arriti në rreth 5.1 miliardë lekë në total, nga 3.3 miliardë të planifikuar në fillim të vitit, nga të cilat 2.7 miliard lekë për skemat kombëtare.
Por kush përfitoi më shumë nga këto skemë? Sipas raportit, disbursimi më i madh i fondeve ishte tek masa nr. 2, “Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar, krerë/dele/dhi” me rreth 46% të fondit të disbursuar, ndjekur nga masa nr 1 “Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar, krerë/lopë”, me rreth 26%. Më pas renditet masa Nr. 3 “Mbështetja për mbarështimin e bletarisë”, me rreth 15%, si dhe masa Nr. 4 “Mbështetje për fara/fidanë dhe inpute të tjera”, me rreth 12.6% të fondit të disbursuar. Po ashtu në këto masa ka qenë dhe numri më i lartë i aplikimeve dhe përfituesve.
Sa i takon hartës së shpërndarjes së këtyre fondeve, qarqet me numrin më të lartë të përfituesve dhe disbursimit kanë qenë Vlora me rreth 20.2% të fondit total të disbursuar, Fieri me 15.3% të fondit, Korça me 13%, Gjirokastra me 12.6%, Berati me 9.6% të fondit të disbursuar, etj. Qarku me përfitimin më të ulët të fondit është Lezha me rreth 2.4% të fondit. Po kështu, numri më i lartë i aplikimeve në masën e mbështetjes për blegtorinë ka qenë në qarkun e Vlorës, ndjekur nga qarku Korçës, Fierit dhe Gjirokastrës.
Numri i përfituesve gra nga skema mbështetëse ka qenë rreth 15.7% e numrit total të përfituesve, përqindje e cila ka ardhur gjithnjë e në rritje, kjo si rezultat i ndërgjegjësimit të grave, përmes strukturave të ekstensionit bujqësor, transferimit të njohurive, takimeve informuese, etj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Politika e taksave të ulëta po merr fund - BE dhe Britania duhet të investojnë në tranzicionin e gjelbër dhe mbrojtjen
Qeveritë e varfëra të Europës duhet të rrisin investimet publike deri në 3% të PBB-së së tyre të kombinuar në vit në vitet e ardhshme. Meqenëse shkurtimet më......

Strategji Kombëtare për Inteligjencën Artificiale - Ngrihet edhe Qendra Qeveritare e Sigurisë Kibernetike, Gov-Soc
Shqipëria pritet të hartojë për herë të parë brenda këtij viti një strategji kombëtare për inteligjencën artificiale. Në Fletoren Zyrtare është publikuar......

Si do shpërndahen 3 milionë euro për Startup-et? - 31 Marsi afati i fundit i aplikimeve, kategoritë që përfitojnë
Çdo individ, i ri, student, shtetas shqiptar, i huaj apo edhe dixhital nomad që ka një ide innovative, mund ta vërë atë në jetë përmes granteve të dhëna nga......

Sekuestrimi i aseteve të Rusisë shkakton kolapsin global - SHBA dhe Britania pro, Franca dhe Gjermania kundër
Një zyrtar i lartë i BE-së deklaroi se ndërsa Brukseli po eksploron rrugë ligjore për të transferuar asetet e ngrira ruse në Ukrainë, ai duhet të rezervojë një......

Sa do të jenë pagat e arsimit dhe shëndetësisë? - Reforma e nisur vitin e kaluar do të finalizohet brenda 2024-ës
Qeveria synon të finalizojë reformën e pagave brenda vitit 2024. Në dokumentin e politikave prioritare 2025-2027, ndër të tjera janë përcaktuar rritjet e......

Inflacioni rriti përdorimin e overdrafteve - Bizneset shfrytëzuan më shumë paradhëniet bankare se individët
Overdrafti është një mjet financiar që përdoret nga individët dhe bizneset për të mbuluar nevojat financiare të papritura si dhe për të rritur likuiditetin.......

Tendenca/ Po mbyllen kreditë në euro, transferohen në lekë - Luhatjet e monedhës së përbashkët, zhvendosën portofolet e kredive në banka
Luhatjet e shumta që po njeh monedha europiane, euro në Shqipëri, po krijon një zhvendosje të portofolit të kredisë në sistemin bankar shqiptar. Muajt e......

'Një katastrofë': Fermerët dhe hotelet po luftojnë për ujin në Spanjë!
Ndërsa kufizimet e ujit të Katalonjës godasin më së shumti fermerët, përpjekjet e industrisë së turizmit për të shpëtuar veten mund të shkaktojnë fërkime.......