Strategji Kombëtare për Inteligjencën Artificiale - Ngrihet edhe Qendra Qeveritare e Sigurisë Kibernetike, Gov-Soc

Shqipëria pritet të hartojë për herë të parë brenda këtij viti një strategji kombëtare për inteligjencën artificiale. Në Fletoren Zyrtare është publikuar Dokumenti i Politikave Prioritare 2025-2027, ku përcaktohen hapat që do të ndërmerren.
Ky sektor do të zhvillohet duke pasur parasysh një akses më të lehtë dhe më të lartë në teknologjitë digjitale si në aspektin gjeografik ashtu dhe në atë financiar, aftësitë digjitale të të gjithë grupmoshave përfshirë personat e moshës së tretë që ndeshen me më tepër vështirësi, mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë për forcimin e sigurisë kibernetike.
Me qëllim përmirësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtes së të dhënave pas sulmeve të vazhdueshme që kanë shoqëruar portalet qeveritare, por jo vetëm, është parashikuar ngritja e një Qendre Qeveritare të Sigurisë Kibernetike të quajtur ndryshe Gov-Soc. Kjo qendër do të kryejë monitorimin dhe reagimin e aktiviteteve në rrjetin qeveritar duke u bazuar në metodat e përdorura nga Microsoft.
Vendi ynë tashmë është bërë pjesë e programit të Bashkimit Evropian "Evropa Digjitale", me qëllim transformimin e plotë digjital dhe po synon përdorimin e inteligjencës artificiale në shumë fusha, përfshirë edhe përshpejtimin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së.
Ky lajm vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale ka pushtuar teknologjinë dhe çdo shtet po miraton një kuadër ligjor që rregullon veprimtarinë e përdorimit të inteligjencës artificiale, krahas investimeve që po bëhen në këtë fushë. Pavarësisht kësaj, shoqëria shqiptare gjendet akoma shumë larg të ashtuquajturës shoqëri Gigabit duke marrë në konsideratë hendekun e gjerë digjital ndërmjet zonave rurale dhe urbane. Prandaj, infrasturuktura digjitale ne Shqipëri ka ende nevojë për shumë përmirësim.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Si do shpërndahen 3 milionë euro për Startup-et? - 31 Marsi afati i fundit i aplikimeve, kategoritë që përfitojnë
Çdo individ, i ri, student, shtetas shqiptar, i huaj apo edhe dixhital nomad që ka një ide innovative, mund ta vërë atë në jetë përmes granteve të dhëna nga......

Sekuestrimi i aseteve të Rusisë shkakton kolapsin global - SHBA dhe Britania pro, Franca dhe Gjermania kundër
Një zyrtar i lartë i BE-së deklaroi se ndërsa Brukseli po eksploron rrugë ligjore për të transferuar asetet e ngrira ruse në Ukrainë, ai duhet të rezervojë një......

Sa do të jenë pagat e arsimit dhe shëndetësisë? - Reforma e nisur vitin e kaluar do të finalizohet brenda 2024-ës
Qeveria synon të finalizojë reformën e pagave brenda vitit 2024. Në dokumentin e politikave prioritare 2025-2027, ndër të tjera janë përcaktuar rritjet e......

Inflacioni rriti përdorimin e overdrafteve - Bizneset shfrytëzuan më shumë paradhëniet bankare se individët
Overdrafti është një mjet financiar që përdoret nga individët dhe bizneset për të mbuluar nevojat financiare të papritura si dhe për të rritur likuiditetin.......

Tendenca/ Po mbyllen kreditë në euro, transferohen në lekë - Luhatjet e monedhës së përbashkët, zhvendosën portofolet e kredive në banka
Luhatjet e shumta që po njeh monedha europiane, euro në Shqipëri, po krijon një zhvendosje të portofolit të kredisë në sistemin bankar shqiptar. Muajt e......

'Një katastrofë': Fermerët dhe hotelet po luftojnë për ujin në Spanjë!
Ndërsa kufizimet e ujit të Katalonjës godasin më së shumti fermerët, përpjekjet e industrisë së turizmit për të shpëtuar veten mund të shkaktojnë fërkime.......

Shqiptarët paguan 3,5 mld lekë sigurime në dy muaj - Tregu regjistroi një rritje në bazë vjetore prej 8,14%
Shqiptarët paguan 3,5 miliardë lekë për t’u siguruar gjatë dy muajve të parë të 2024-ës, ndërsa tregu regjistroi një rritje vjetore prej 8,14%. Të dhënat më të......

Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë!
Qeveria italiane ka dëbuar nga vendi rreth 50 persona që thuhet se kanë lidhje me organizatat terroriste që nga 7 tetori. Italia i është bashkuar Francës......