Çmimi i energjisë për furrat e bukës, nis shqyrtimi - Propozohet aplikimi i 3 fashave, në varësi të produkteve që tregtojnë

Enti Rregullator i Energjisë do të nisë të martën shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e çmimit të energjisë për furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie, brumrash apo kanë bar kafe.
Propozimi është bërë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pas arritjes së dakordësisë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Shoqatën e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, duke kërkuar aplikimin e 3 fashave të ndryshme, në varësi të aktivitetit që ushtrojnë këto subjekte.
Aktualisht, të gjitha këto sipërmarrje tarifohen me 7.6 lekë/ kWh, që është një çmim preferencial me qëllim mos ndikimin e kostove në çmimin e bukës. Por, prej kohësh OSHEE ka ngritur shqetësimin se shumë prej furrave të bukës, tregtojnë edhe produkte të tjera, përfshirë ato të bulmetit, ndërsa në disa raste është shtuar edhe shërbimi i bar kafesë.
Për këtë arsye është theksuar se tashmë këto sipërmarrje duhet të paguajnë njësoj si gjithë bizneset e tjerë, duke mos dëmtuar konkurrencën. Debati mes palëve ka mbi 6 vjet që është në tryezë, por deri më tani është lënë në fuqi çmimi prej 7.6 lekë/ kWh.
Ndërkaq, sipas propozimit të ri janë 3 çmime që synohet të aplikohen. Kështu, për furrat e bukës, që s’kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar, çmimi do të vijojë të jetë 7.6 lekë/ kWh.
Për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe e produkteve të tjera të brumërave, çmimi propozohet në 9.5 lekë/ kWh, ndërsa për ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë bar dhe kafe, çmimi propozohet në 12 lekë/ kWh. Vendimi përfundimtar do të merret nga Enti Rregullator i Energjisë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rezervat ujore përdoren ilegalisht në bujqësi - Pambuku: Na mungojnë statistikat e rezervave ujore në Shqipëri
Në Akademinë e Shkencave është zhvilluar një koferencë me fokus mirëadministrimin e ujërave duke dhënë konbtribut në shkangien e përmbytjeve, risqeve......

Shifra rekord në volumet tregtare portuale Durrës-Porto Romano - Në muajt e parë të vitit 2024 kanë arritur 585 mijë tonë mallra
Viti 2024 ka nisur me rritje të ndjeshme përsa i përket shkëmbimeve tregtare. Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës thekoshet se përgjatë......

Balluku në Vlorë ndjek aksionin e ISHTI për kontrollin e pajisjeve me gaz dhe instalimeve elektrike në strukturat hoteliere!
Në prag të sezonit turistik veror, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion për verifikimin e sigurisë së pajisjeve nën presion dhe......

Harta e shpërndarjes së parave në bujqësi - Vlora mban rekord, blegtoria merr 72 % të fondit
13.2014 fermerë kanë përfituar vitin e kaluar nga masat e mbështetës në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023, apo e thënë ndryshe 95 për qind e......

Politika e taksave të ulëta po merr fund - BE dhe Britania duhet të investojnë në tranzicionin e gjelbër dhe mbrojtjen
Qeveritë e varfëra të Europës duhet të rrisin investimet publike deri në 3% të PBB-së së tyre të kombinuar në vit në vitet e ardhshme. Meqenëse shkurtimet më......

Strategji Kombëtare për Inteligjencën Artificiale - Ngrihet edhe Qendra Qeveritare e Sigurisë Kibernetike, Gov-Soc
Shqipëria pritet të hartojë për herë të parë brenda këtij viti një strategji kombëtare për inteligjencën artificiale. Në Fletoren Zyrtare është publikuar......

Si do shpërndahen 3 milionë euro për Startup-et? - 31 Marsi afati i fundit i aplikimeve, kategoritë që përfitojnë
Çdo individ, i ri, student, shtetas shqiptar, i huaj apo edhe dixhital nomad që ka një ide innovative, mund ta vërë atë në jetë përmes granteve të dhëna nga......

Sekuestrimi i aseteve të Rusisë shkakton kolapsin global - SHBA dhe Britania pro, Franca dhe Gjermania kundër
Një zyrtar i lartë i BE-së deklaroi se ndërsa Brukseli po eksploron rrugë ligjore për të transferuar asetet e ngrira ruse në Ukrainë, ai duhet të rezervojë një......