Si do funksionojë bashkimi i fermerëve për qumështin? - Kontratë paraprake me grumbulluesit për shitjen deri në 30% të prodhimit

Ndërsa aplikimet për përfitime nga subvencionet në bujqësi janë hapur më 27 Mars, është publikuar edhe udhëzimi përkatës që specifikon kriteret e përfitimit.
Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtar, në rastin masave të mbështetjes në blegtori, fermerët kur aplikojnë si Shoqëri e Bashkëpunimit Bujqësor, duhet patjetër të kenë nënshkruar një kontratë paraprake për shitjen e qumështit.
Konkretisht tek kriteret, thuhet se përfitues mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, SHBB- ja, person fizik ose juridik. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.
Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv. Aplikanti (fermer i ndividual/grup fermerësh) duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, të matrikulluara. Apo në rastin e tufave me dele dhe dhi, jo më pak se 100 krerë.
Sipas udhëzimit, në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet numri total i krerëve për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit që bën aplikimin.
Në udhëzim thuhet se në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë kontratë për shitjen e qumështit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të qumështit.
Kontrata parashikon që sasia e qumështit të shitur të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar në rendimentin mesatar në shkallë qarku, me referencë të dhënat e INSAT-it).
Çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të qumështit. Udhëzimi përcakton se sasia e qumështit e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara nga grupi i fermerëve të jetë jo më pak se 30% të prodhimit vjetor.
Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve-RUDA. Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj Ministrisë së Bujqësisë-së dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Fermerët tërhoqën 13 milionë litra naftë - Fondi rekord, përfituan mbi 54 mijë aplikantë
54.217 fermerë kanë përfituar naftë falas për punime të mekanizuara në bujqësi përgjatë vitit 2023. Referuar raportit të monitorimit të buxhetit të Ministrisë......

Çmimi i energjisë për furrat e bukës, nis shqyrtimi - Propozohet aplikimi i 3 fashave, në varësi të produkteve që tregtojnë
Enti Rregullator i Energjisë do të nisë të martën shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e çmimit të energjisë për furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime......

Rezervat ujore përdoren ilegalisht në bujqësi - Pambuku: Na mungojnë statistikat e rezervave ujore në Shqipëri
Në Akademinë e Shkencave është zhvilluar një koferencë me fokus mirëadministrimin e ujërave duke dhënë konbtribut në shkangien e përmbytjeve, risqeve......

Shifra rekord në volumet tregtare portuale Durrës-Porto Romano - Në muajt e parë të vitit 2024 kanë arritur 585 mijë tonë mallra
Viti 2024 ka nisur me rritje të ndjeshme përsa i përket shkëmbimeve tregtare. Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës thekoshet se përgjatë......

Balluku në Vlorë ndjek aksionin e ISHTI për kontrollin e pajisjeve me gaz dhe instalimeve elektrike në strukturat hoteliere!
Në prag të sezonit turistik veror, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion për verifikimin e sigurisë së pajisjeve nën presion dhe......

Harta e shpërndarjes së parave në bujqësi - Vlora mban rekord, blegtoria merr 72 % të fondit
13.2014 fermerë kanë përfituar vitin e kaluar nga masat e mbështetës në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023, apo e thënë ndryshe 95 për qind e......

Politika e taksave të ulëta po merr fund - BE dhe Britania duhet të investojnë në tranzicionin e gjelbër dhe mbrojtjen
Qeveritë e varfëra të Europës duhet të rrisin investimet publike deri në 3% të PBB-së së tyre të kombinuar në vit në vitet e ardhshme. Meqenëse shkurtimet më......

Strategji Kombëtare për Inteligjencën Artificiale - Ngrihet edhe Qendra Qeveritare e Sigurisë Kibernetike, Gov-Soc
Shqipëria pritet të hartojë për herë të parë brenda këtij viti një strategji kombëtare për inteligjencën artificiale. Në Fletoren Zyrtare është publikuar......