Shqipëria Postuar më 30 Mars 2024, 10:23

Si mos t’i zhgënjejmë turistët? - Greca: Duhet të krijojmë themelet e një identiteti të sektorit

Nga SCAN TV
Si mos t’i zhgënjejmë turistët? - Greca: Duhet të

Tremujori i parë i këtij viti po mbyllet pozitivisht në sektorin e turizmit krahasuar me tremujorin  vitit që lamë pas. Teksa ky sektor po ecën më ritme të shpejta, strukturat akomoduese duhet të ndërmarrin hapa konkrete. Por çfarë duhet të bëjmë që turistët e huaj të mos zhgënjehen?

“Në radhë të parë ne duet të jemi vetëvetja. Ka shumë plane ose projekte të huaja që ne I bëjmë një copy-paste në Shqipëri, por Shqipëria ka disa karakteristika që nuk I kanë vendet e tjera. Ne duhet të krijojmë identitetin dhe themelet e një historiku turizmi pasi ne kemi një histori shumë të madhe, por jo një histori turizmi deri më sot. Historia e turizmit po krijohet, po fillon tashmë”, tha Ariol Greca Ekspert Turizmi.

Sipas Grecës identiteti jonë në sektorin e turizmit duhet të nisë që nga kuzhina, nga pijet tradicionale etj.

“Nuk vjen një turist i huaj në Shqipëri për të provuar një verë italiane. Ai shkon në Itali për tëprovuar atë gjë. Ne kemi shumë pije dhe kantina vere shumë të mira dhe në Shqipëri. Ne kemi njëkuzhinë shumë të mirë që një nga pikat që të huajt preferojnë në Shqipëri është kuzhina jonë dhe duhet t’i japim më shumë zë kësaj gjëje.”

Ndërsa thekson se mikëpritja jonë është një nga asetet që Shqipëria ka dhe në industrinë e turizmit duhet të krijojmë baza të forta që të krijojmë një histori në këtë sektor për t’ja trashëguar brezave.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat