Rreth 10.2 milionë të huaj në Shqipëri për 9 muaj/ Rritje me 15.3% e hyrjeve për qëllime biznesi gjatë shtatorit

Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të fluksit të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve gjatë muajit shtator 2025, duke reflektuar gjallërinë e periudhës pas turistike.
Gjatë këtij muaji, në territorin e vendit kanë hyrë gjithsej rreth 1.96 milionë, shqiptarë dhe të huaj, çka përbën një rritje me 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, daljet nga territori shqiptar kanë arritur në rrreth 2.1 milionë, me një rritje prej 10.4% në raport me shtatorin e vitit 2024.
Numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në vend gjatë shtatorit ka qenë rreth 705 mijë, me një rritje vjetore prej 8.9%. Po aq dinamik ka qenë edhe numri i daljeve me rreth 772 mijë duke pasur rreth 10.7% më shumë se një vit më parë.
Nga ana tjetër në shtator 2025, rreth 1.25 milionë të huaj kanë hyrë në Shqipëri, me një rritje vjetore prej 9.9%. Rritja e turizmit pas verës duket se po shtrihet edhe në muajt pas sezonit kryesor, duke treguar për një interes të qëndrueshëm ndaj destinacioneve shqiptare. 95% e hyrjeve të të huajve vijnë nga Europa, ku Europa Jugore kryeson me 69% të totalit, e ndjekur nga Europa Perëndimore (12%) dhe Europa Qendrore/Lindore (11%).
Në total, për periudhën janar–shtator 2025, janë regjistruar 10.2 milionë hyrje nga të huajt duke reflektuar një rritje të përgjithshme me 7.1%.Këto shifra përforcojnë faktin se Shqipëria po përjeton një lëvizshmëri të madhe të popullsisë, e ndikuar nga turizmi, migrimi sezonal dhe aktivitetet ekonomike ndërkufitare.
Sipas statistikave 98% e hyrjeve të të huajve janë për qëllime personale, si pushime, vizita familjare apo udhëtime turistike. Megjithatë, një element interesant është rritja e hyrjeve për qëllime biznesi dhe profesionale, të cilat janë shtuar me 15.3%krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon një lëvizje pozitive edhe në fushën e bashkëpunimeve ekonomike dhe profesionale ndërkombëtare.
Live TV
Sa kushton karikimi i makinës? - Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar një informacion të posaçëm për automjetet elektrike, duke detajuar mënyrat e karikimit, tarifat dhe kostot që duhet......
Sipërmarrja përballë financimit - Prençe: Bizneset kanë mungesë të theksuar likuiditeti
Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” pritet të sjellë një tjetër mundësi financimi për bizneset shqiptare, por për eksportuesit nevoja nuk lidhet vetëm me......
Pronat, si zgjidhen mbivendosjet? - Rastet kur ASHP-ja refuzon regjistrimin e pasurive
Pronat që kanë mbivendosje do të marrin zgjidhje përmes ligjeve që pritet të miratohen së shpejti. Në projektligjin për “Agjencinë Shtetërore të Pronës” të......
Gratë mbeten pakicë në prodhim/ Femrat drejtojnë kryesisht në biznese të vogla dhe shërbime
Gratë vijojnë të kenë një peshë dukshëm më të ulët se burrat në pronësinë dhe drejtimin e bizneseve në Shqipëri, ndërsa diferencat bëhen edhe më të theksuara......

