Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2025, 13:05

“Realizuam Transparencën e Strukturës së Pronësisë së Medias” - Kreu i AMA, Armela Krasniqi, në takimin e 62-të të EPRA-s

Nga Ernilda Luzi

“Realizuam Transparencën e Strukturës së

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA. Në këtë takim, ajo ka shpjeguar një proces rregullator shumë të rëndësishëm për tregun mediatik shqiptar, i kryer nga AMA, siç është Transparenca e Strukturës së Pronësisë së Medias dhe Pronarët Përfitues direkt dhe indirekt, si dhe studimin mbifokusin ekonomik të OSHMA-ve, përtej tregut mediatik.

Sipas Krasniqit, AMA ka krijuar dhe publikuar një databazë gjithëpërfshirëse mbi Transparencën e Strukturës Pronësore, e cila është e aksesueshme përmes faqes zyrtare të institucionit. Kjo databazë shërben si një burim kryesor dhe i përditësuar, dhe përmban informacion të detajuar mbi të gjitha OSHMA-të e licencuara dhe të autorizuara në Shqipëri. Ajo përfshin të dhëna si për personat juridikë ashtu edhe për persona fizikë, duke shtrirë transparencën deri në identifikimin e plotë të pronarëve përfitues fundorë. Përmes publikimit të këtij informacioni, AMA siguron që strukturat e pronësisë së të gjithë OSHMA-ve të jenë plotësisht transparente dhe të gjurmueshme, duke forcuar kështu besimin publik dhe mbikëqyrjen rregullatore.

Të dhënat e përfshira në databazën e Transparencës së Pronësisë janë të organizuara në 5 kategori kryesore të OSHMA-ve, duke pasqyruar diversitetin e operatorëve aktivë në tregun mediatik shqiptar dhe përfshin, operatorët kabllorë, ata ofrues, përsëritës, audio dhe subjektet audioviziv. Ky sistem i integruar i mundëson AMA-s të ketë një regjistër dinamik dhe transparent të strukturave të pronësisë, i cili pasqyron në kohë reale ndryshimet në tregun audioviziv.

Përveç kësaj, AMA ka kryer tashmë edhe një studim të hollësishëm mbi investimet ekonomike të OSHMA-ve, përtej tregut mediatik. Në kuadër të monitorimit të tregut, AMA ka analizuar investimet e kontribuesve të operatorëve audio dhe audiovizivë në degë të ndryshme të industrisë. Kjo analizë pasqyron me transparencë përfshirjen e tyre në aktivitete ekonomike përtej fushës së medias, duke ofruar një panoramë më të gjerë të shpërndarjes së kapitalit në ekonomi. Ky vëzhgim i detajuar nuk ka për qëllim vetëm të tregojë shtrirjen e interesave të investitorëve, por mbi të gjitha, të forcojë transparencën në fushën e medias. Këto klasifikime përfshijnë një sërë degësh ekonomike si: bujqësia, pyjet dhe peshkimi, industria nxjerrëse dhe përpunuese, transporti, etj.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat